Sapo fëmija vjen në jetë prindërit dhe të afërmit mendojnë se cila do të jetë ngjyra përfundimtare e syve të tij. Kujt i ngjan fëmija? Do të jenë sytë e tij si të babait? Do të jenë si të nënës? Dhe ju duhet të dini se ngjyra e syve shkaktohet nga pigmentimi i një strukture të quajtur iris, e cila rrethon pupilën në qendër të syrit dhe ndihmon në kontrollimin e dritës që mund të futet brenda syrit.
Si mund të jetë ngjyra e irisit?
Ngjyra e irisit mund të jetë jeshile ose bojëqielli, por edhe kafe e errët. Ngjyra kafe, me të gjitha nuancat e saj është më e përhapura në të gjithë botën.
Si përcaktohet ngjyra e syve të bebes?
Kjo përcaktohet nga variacionet që ndodhen tek genet e një personi, dhe kryesisht është e lidhur me genet që përfshihen në prodhimin, transportin dhe vendosjen e një pigmenti të quajtur melaninë. Ngjyra e syve është e lidhur në mënyrë direkte me sasinë e melaninës. Personat me sy me ngjyrë kafe kanë sasi më të madhe të melaninës, ndërsa ata me sy bojëqielli kanë sasi më të vogël.
Faktori trashëgues
Edhe pse është e vështirë, dy prindër me sy bojëqielli mund të sjellin në jetë fëmijë me sy kafe. Trashëgimi i ngjyrës së syve është diçka më tepër komplekse nga sa e kishim menduar, kjo pasi në këtë proçes përfshihen më shumë gene. Pra në formimin e ngjyrës së syve, krahas ngjashmërisë me prindërit apo të afërmit, do të ndikojë edhe variacioni gjenetik.
Përveç kësaj nëna dhe babai duhet të dinë se ngjyra përfundimtare e syve të fëmijës nuk mund të përcaktohet që në ditët e para pas lindjes, e madje as në muajt e parë. Ajo do të jetë në ndryshim të vazhdueshëm.
Lexoni dhe: Syte e femijes, ngjyra dhe zhvillimi
Rregjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al duke klikuar ne: https://www.pernenat.al/register
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu