Qumeshti i lopes, kosi dhe djathi, kur mund t’ja prezantoni bebit?

0 1

Kur mund t’i japim fëmijës kos ose djathë? A do t’i shkaktojnë këto produkte alergji bebit? A mund ta zëvendësojmë qumështin e formulës së bebit me qumësht lope? Këto janë pyetjet që shumica e nënave bëjnë çdo ditë në lidhje me produktet e bulmetit dhe bazuar në këto kërkesa, stafi i pernenat.al ka përgatitur një material që mund t’ju ndihmojë me disa përgjigje.

Qumështi lopes

Qumështi lopës nuk rekomandohet për bebe nën 12 muajsh, pasi mund të shkaktojë mungesë hekuri, dehidratim dhe alergji. Ju mund të filloni t’i jepni fëmijës tuaj qumësht lope pasi të ketë mbushur 1 vjeç. Qumështi me shumë yndyrë ndihmon në zhvillimin e trurit të bebit. Pasi bebi të ketë mbushur 2 vjeç, ju mund të filloni t’i jepni qumësht lope me pak yndyrë.

Kur mund të fillojmë të ushqejmë fëmijën me kos?

Ju mund të filloni t’i jepni kos bebit që në muajin e 8, nëse nuk keni persona të prekur nga alergjia në familjen tuaj. Kosi i siguron bebit lëndë ushqyese si proteina, yndyra, kalçium dhe kalium. Gjithashtu kosi e ndihmon bebin gjatë proçesit të tretjes. Përdorni kos pa yndyrë të reduktuar dhe pa ëmbëlsues artificial. Nëse bebi juaj është intolerant ndaj laktozës, alergjik ndaj qumështit, ka ekzemë ose është i prekur nga astma, atëherë duhet ta vononi më shumë prezantimin e kosit derisa pediatri juaj të japë dritën jeshile.

Djathi

Nëse bebi juaj nuk është alergjik ndaj qumështit ju mund t’i prezantoni djathin që në muajn e 8. Përdoreni djathin sipër perimeve, mishit ose shtojeni në pure. Si fillim duhet të përdorni djathëra që kanë sasi të ulët kripe.

Qumësht lope apo formule?

Ju nuk duhet ta zëvendësoni qumështin e formulës me atë të lopës deri në moshën 1 vjeçare për arsyet e mëposhtme:

  1. Qumështit të lopës i mungojnë disa lëndë ushqyese si hekuri, zinku dhe vitamina E, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e bebit.
  2. Mungesa e hekurit në qumësht mund t’i shkaktojë bebit anemi, veçanërisht nëse i jepet mes moshës 4 dhe 6 mujore.
  3. Përqëndrimi i lartë i vlerave ushqyese në qumështin e lopës mund të bëjë që urina e bebit të jetë më e koncentruar duke shkaktuar dehidratim.
  4. Bebi është më i rrezikuar nga alergjia e qumështit gjatë vitit të parë të jetës.

Lexoni dhe: Si ndikon bulmeti ne kancerin e gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X