Cili eshte djathi i duhur per beben tone?

0 0

Djathi është një ushqim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës, kjo pasi ai përmban një sasi të konsiderueshme kalçiumi, mineral shumë i rëndësishëm për kockat dhe dhëmbët e fëmijës.

Por, cili është djathi i duhur për beben?

  • Në fazën e hershme të ushqyerjes së fëmijës me ushqime të ngurta mund të shtoni një lugë djathë parmixhan të grirë në supën e fëmijës, e cila mund të përbëhet nga drithërat apo pureja e perimeve.
  • Në fazën e dytë të ushqyerjes me ushqime të ngurta, e cila përkon me vendosjen e darkës në regjimin ushqimor të fëmijës, mund të filloni të përdorni djathin e freskët ose djathin e butë që nuk përmban kripë dhe yndyrna. Në këtë periudhë mund të përdorni djathë të shkrirë të posaçëm për bebe por edhe djathë të freskët i cili ka kaluar një proçes të kontrolluar gjatë prodhimit. Ndër djathërat e freskët që mund të përdorni janë: djathi mocarela, gjiza. Djathërat që mund të gjeni në supermarketet: rabiola, strachino, squacquerone, crescenza.

Si duhet ta përdorim djathin në supën e fëmijës?

Djathi i freskët mund të hidhet në supën e mbrëmjes (rreth 30 gr). Djathi në disa raste mund të zëvendësohet nga proshuta e pjekur (koto), e cila mund të grihet hollë në kushte shtëpie, ose të blihet në kavanoza (do t’ju këshillonim proshutën e freskët, pra alternativën e parë). Në momentin që në supë do të shtoni djathin e freskët nuk duhet të përdorni edhe djathin parmixhan.

Lexoni edhe: Lista e ushqimeve qe nje femije duhet te haje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X