Recete gatimi per bebe +8 muajsh (pure me patate, brokoli dhe djathe çeder)

0 0

Është  e mahnitshme se si brokoli përzihet plotësisht me përbërësit e tjerë të kësaj pureje duke e bërë atë me kremoze dhe shumë të shijshme. Veç brokolit, djathi që përmban kjo pure do t’i japë bebit tuaj dozën e shëndetshme të bulmetit për të cilën ai ka nevojë. Kjo recetë është e përshtatshme për bebe 8 muajsh por nëse keni një fëmijë tjetër edhe më të rritur,  kjo pure do ta bënte një vakt fantastik, mëse të plotë edhe për të.

Përbërësit:

· 1 patate e bardhe, e prerë në kubikë;
· 100 gr brokoli;
· 2 lugë me dhjathë çeder (Këshillohet djathi çeder i bardhë)

Përgatitja:

1. Si fillim i piqni në avull ose i zieni kubat e patates për 6 minuta.
2. Në të njëjtën enë shtoni brokolin dhe i lini së bashku në zjarr për 4 minuta të tjera.
3. Më pas i hiqni patatet dhe brokolin nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa.
4. Pastaj kaloni patatet dhe brokolin në blender ose mikser dhe i bëni pure për 2 minuta.
5. Në fund shtoni djathin dhe pak ujë dhe i bëni sërish pure për 30 sekonda.

Koha e përgatitjes së puresë është 15 minuta
Kjo është një pure e përshtatshme për bebe +8 muajsh
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer

Lexoni dhe: Recete per bebe +7 muajsh (pure me dardhë, hurma arabe dhe portokalle) 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X