Kur mësojnë fëmijët të ndihmojnë të tjerët?

0 0

 

Pas ditëlindjes së parë, fëmijët mësojnë të ndihmojnë të tjerët. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish gjermanë, të Universitetit të Munsterit në Berlin, botuar në revistën mjekësore Child Development.

Studimi

Studimi përfshinte një total prej 91 fëmijësh 16 muajsh që jetonin në qytete të ndryshme. Autorët kryen dy eksperimente të dallueshme. Në fillim ata i vunë fëmijët në mënyrë të përsëritur përballë dy skenash. Në skenën e parë ishte një i rritur që ndihmonte dikë në nevojë dhe në skenën e dytë, i rrituri rrinte indiferent përballë personit nevojtar. Në të dyja rastet, fëmijët mund të ndërhynin kur ata e konsideronin më të përshtatshme.

Ata imitojnë të tjerët

Gjatë eksperimentit, studiuesit vëzhguan me kujdes reagimet e fëmijëve. Kështu, ata vunë re se fëmijët ishin të prirur për të ofruar ndihmën e tyre nëse i rrituri e bënte një gjë të tillë. Pas vëzhgimit të të rriturve, të cilët shprehnin mosinteresim, vetëm disa fëmijë treguan bujari dhe altruizëm.

Testi i dytë

Në këtë pikë, autorët bënë eksperimentin e dytë për të kuptuar nëse sjellja e fëmijëve ishte një imitim i thjeshtë i sjelljes së vërejtur tek të rriturit apo në të vërtetë ata kishin ndjenja humanizmi. Për ta bërë këtë, ata u treguan pjesëmarrësve skena të ngjashme me ato të mëparshme, përveç se në një rast personi nuk kishte nevojë për objektin.

Rezultate të mahnitshme

Doli në pah se fëmijët e imitonin sjelljen altruiste, vetëm atëherë kur e shikonin se personi kishte vërtet nevojë, në të kundërt jo.

Ekspertët konkluduan se altruizmi dhe bujaria janë cilësi që mësohen herët.

Ta dini!

Te fëmijët e vegjël, bujaria dhe altruizmi mund të manifestohen me dëshirën për të kaluar një lodër tek vëllai ose një objekt për nënën.

Lexo edhe: Empatia, sinjalet e para qe tregojne se eshte zhvilluar tek femija






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X