Empatia, sinjalet e para qe tregojne se eshte zhvilluar tek femija

0 0

Zhvillimi i trurit të fëmijës dhe mënyra si funksionon gjatë viteve të para të jetës është tepër i veçantë. Empatia, pra aftësia e të vendosurit të vetes në vend të tjetrit për të kuptuar mënyrën si ndihet ai, konsiderohet si diçka “të rriturish”. Por çfarë shpreh Max Planck nga “Institute for human cognitive and brain sciences” ne Gjermani së bashku me Universitetin hollandez të Leida?

Si u zhvillua testi?

43 fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare ju skanua truri me anën e rezonancës magnetike ndërsa i përgjigjeshin disa pyetjeve logjike. Përfundimet treguan qartë se si një fëmijë 4 vjeçar fillon të bëhet i ndërgjegjshëm në lidhje me mënyrën si tjetri ndihet, dhe këtë e ka shprehur me anën e përgjigjes që ka dhënë pasi ka marrë një stimul të caktuar. Empatia do të zhvillohet në zonën e përparme dhe pasme të trurit, në mënyrë krejtësisht të pavarur nga aftësitë e tij njohëse, si inteligjenca, aftësitë gjuhësore apo kontrollimi i impulsit.

Zhvillimi i trurit të fëmijës ndodh në mënyrë natyrale, megjithatë ka edhe disa stimuj të veçantë që e ndihmojnë për ta zhvilluar më shpejt dhe më mirë. Në të kundërt, stimujt negativë, do të ndikojnë po negativisht në zhvillimin e empatisë duke bërë gjithashtu që fëmija të ketë një rritje jo të ekuilibruar. Në të gjithë këtë, roli i prindërve është thelbësor!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X