Kur flirtimi kalon cakun, a mund të quhet tradhti?

0 0

1.Keni frikë t’i tregoni partnerit tuaj për personin me të cilin flisni.

Është e rëndësishme të pyesni veten nëse mbani një marrëdhënie të turpshme për veten tuaj, sepse nuk ka rëndësi apo sepse keni frikë nga reagimi i partnerit tuaj. Ju ndoshta keni filluar të kaloni cakun kur keni frikë t’ju tregoni të tjerëve. Ky nuk është tamam mashtrim, por as nuk është mirë. Pra, nëse filloni të ndjeheni sikur sjellja juaj e turpshme disi tradhëton besimin që ju dhe partneri keni ndërtuar me kalimin e kohës, ndoshta duhet të ndaleni.

2.Shkoni te personi tjetër për mbështetje emocionale.

Nëse ju keni qenë duke flirtuar me një koleg ose mik për muaj me radhë, por gjithçka ka qenë bisedë në nivel sipërfaqësor, dhe ndërkohë ndiheni mirë- atëherë mund të vazhdoni të flirtoni. Por “kur filloni të shkoni te ai person për mbështetje emocionale, në vend të partnerit tuaj, ju keni kaluar vijën nga flirtimi në tradhti emocionale”.

3.Ju u tregoni atyre gjërat që as partneri juaj nuk i di.

Nëse filloni të zbuloni gjëra rreth vetes që nuk ia keni treguar kurrë partnerit tuaj, kjo është tradhti emocionale. Ndoshta ju ndiheni të tërhequr nga personi me të cilin jeni duke flirtuar, sepse ju plotëson disa nga nevojat që partneri juaj nuk mundet.

Njerëzit tërhiqen nga persona të tjerë, kjo nuk do të thotë që jeni të  këqinj ose marrëdhënia juaj është e tmerrshme. Kjo mund të nënkuptojë vetëm që duhet të pyesni veten: “Çfarë përfitoj nga ky person që nuk po e marr nga partneri im, dhe a është me të vërtetë e vlefshme për ta vazhduar këtë?”

4.Ju jeni vazhdimisht duke flirtuar.

Nëse ju jeni në një “flirt kronik”, ndoshta nuk jeni gati për llojin e përkushtimit dhe intimitetit që kërkon një marrëdhënie afatgjatë.

Sjellja e së kaluarës, zakonisht, mund të parashikojë sjelljet e së ardhmes, kështu që ditë të vështira mund të vijnë për “zemrën” tuaj. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të përfundoni një marrëdhënie para se partneri juaj të bëhet edhe më i përfshirë në të.

5.Ju bëni shaka me personin që flirtoni, të cilat mund t’i kuptoni vetëm ju.

Mund të duket sikur nuk ka asgjë të keqe, por në të vërtetë është një problem për marrëdhënien me partnerin dhe mund ta dëmtojë atë. Kjo është një shenjë që flirtimi po kthehet në diçka serioze.

6.Ju e gjeni veten duke menduar për personin tjetër kur jeni me partnerin tuaj.

Nëse jeni fizikisht me partnerin, por me mendje tek dikush tjetër, atëherë ka mundësi që të shkoni në një territor të rrezikshëm. Kur nuk mund t’i luftoni këto ndjenja dhe ju preokupojnë, atëherë ju duhet të vendosni se çfarë duhet të bëni.

Ups e kam kaluar cakun. Po tani?

Mos pretendoni se nuk po ndodh gjë, në të vërtetë po ndodh. Hapi i parë është pranimi i kësaj për veten, dhe i dyti është të kuptoni pse. Madje ekspertët rekomandojnë që të përpiqeni të përfytyroni se si mund të duket e ardhmja juaj nëse flirtimi do të vazhdonte në diçka më shumë. Shanset janë se nuk ia vlen të sakrifikoni marrëdhënien tuaj aktuale. Pastaj, në varësi të marrëdhënies tuaj, rekomandohet që të jeni të sinqertë me partnerin tuaj, kështu, së bashku, mund t’i drejtoheni asaj që kërkoni te personi tjetër.

Lexo edhe: Tradhtia bashkeshortore, si ndikon te femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X