12 arsye të personave që kanë tradhtuar

0 0
  1. Vetëpërmbajtja

“Kam tradhtuar të dashurën time sepse isha në një gjendje të rëndë depresioni. Mendova se një person i ri do të më bënte të ndihesha më mirë, por nuk ndodhi. Nuk ia vlejti”.

  1. Eksplorimi i opsioneve të tjera

“Kam dashur të bëj seks me persona të tjerë, por lëndova atë që kam dashur, kur ajo në të vërtetë ishte shumë e mirë me mua gjithmonë”.

  1. Kur godet rastësia

“Sepse unë u gjeta në një tendë me tre zonja tërheqëse”.

  1. Ngatërrimi emocional

“Unë e tradhtova të dashurën time duke çatuar me një vajzë tjetër. Asgjë nuk ndodhi me të vërtetë. Nuk dërguam as foto intime, nuk i thamë njëri-tjetrit të dua. Biseduam vetëm për mundësinë që unë të lija të dashurën. Por ajo e kuptoi”.

  1. I tradhtuari bëhet tradhtar

“Kam dalë me këtë vajzë për 3 vjet dhe ishim të dashuruar vërtet. Por ajo më tradhtoi me mikun tim më të mirë. Kam qenë shumë keq emocionalisht një periudhë kohe. Urreja edhe veten. Pas një muaji fillova të takoj një vajzë të ëmbël dhe shkova me të”.

  1. Ndihesha i bllokuar

“Unë tradhtova sepse isha egoist. Mendova se e doja partneren, por po ta doja nuk do ta kisha tradhtuar kurrë. Kam qenë në depresion, por nuk e justifikoj aspak veten për këtë”.

  1. Eksperimentimi

“Është diçka si akullore. Disa ditë ju pëlqen vanilja, ditë të tjera luleshtrydhja, çokollata, një përzierje, apo edhe më shumë se një lugë”.

  1. Pse jo?

“Sepse djali tjetër ishte më i pjekur dhe më i vjetër dhe tërheqja seksuale ishte e lartë dhe e dija se do të ndahesha së shpejti me të dashurin”.

  1. Një lidhje pa seks

“Ajo nuk kishte marrëdhënie seksuale me mua, duke më injoruar në përgjithësi, isha i dehur dhe vajza tjetër ishte e gatshme. Këto janë të gjitha arsyetimet e dështuara që kam bërë për veten time për ta shpjeguar atë. Por tani, 15 vjet më vonë, është akoma pendimi im më i madh”.

  1. Striptizmi

“Unë dhe gruaja ishin në prag të ndarjes. Një natë shkova në një klub striptizmi, shkëmbeva numrat me një nga kërcimtaret e më pas e takova. Pas disa muajsh u ndava nga gruaja”.

  1. Çrregullim frike

“Ai nuk do të na pranonte ndarjen dhe nuk ishte i gatshëm të përpiqej që gjërat të funskiononin. Një mënyrë për të shpëtuar prej tij ishte që të merrte vesh se e kisha trashtuar dhe e bëra”.

  1. Marrëdhëniet para-martesore

“Bëra gabimin që takova një ish të dashur për të pirë diçka, tre muaj para dasmës sime. Takimi përfundoi në marrëdhënie seksuale. Që atëherë i premtuam njëri-tjetrit që nuk do të takoheshim më kurrrë”.

Lexo edhe: Tradhtia bashkeshortore, si ndikon tek femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X