Konsumimi i lëngjëve gjatë vakteve, na bëjnë mirë apo keq?

Disa thonë se konsumimi i pijeve gjatë një vakti ju bën keq për tretjen.




0 0

Të tjerë thonë se kjo mund të shkaktojë akumulimin e toksinave, duke çuar në një sërë problemesh shëndetësore.

Natyrisht, ju mund t’ju shkojë në mendje të pyesni nëse një gotë me ujë natyral që shoqëron ushqimin tuaj mund të ketë efekte negative – apo nëse ky është vetëm një mit.

Bazat e tretjes së shëndetshme

Për të kuptuar pse mendohet se uji pengon tretjen, është e dobishme që së pari të kuptoni procesin normal të tretjes.

Tretja fillon në gojën tuaj sapo të filloni të përtypni ushqimin tuaj. Përtypja sinjalizon gjëndrat e pështymës të fillojnë të prodhojnë pështymë, e cila përmban enzima që ju ndihmojnë të tretni ushqimin. Sapo kalon në stomak, ushqimi përzihet me acid gastrik, i cili më tej e tret ushqimin dhe prodhon një lëng të trashë  tretës. Ky lëng përzihet në zorrët tuaja me enzima që ndihmojnë tretjen e ushqimit nga pankreasi, dhe mëlçia prodhon acid biliar. Më pas lënda ushqyese përgatitet për përthithjen me qarkullimin e gjakut.

Shumica e lëndëve ushqyese përthithen kur lëngu I trashë i stomakut kalon në zorrë. Vetëm një pjesë e vogël e ushqyesve mbetet për t’u tretur kur mbetjet arrijnë drejt zorrës së trashë.

Pasi kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut, ushqyesit udhëtojnë në zona të ndryshme të trupit tuaj. Procesi i tretjes mbaron kur materialet e mbetura nxirren jashtë.

Në varësi të asaj që hani, ky proces i tretjes mund të marrë diku nga 24 deri në 72 orë.

A mund të shkaktojnë lëngjet probleme të tretjes?

Pirja e lëngjeve të mjaftueshme çdo ditë ofron shumë përfitime.

Megjithatë, disa njerëz pohojnë se pija e pijeve gjatë vakteve ushqimore është një ide e keqe.

Më poshtë janë tre argumentet më të zakonshme të përdorura për të treguar se lëngjet me ushqimin dëmtojnë tretjen tuaj:

Pretendimi 1: Alkooli dhe pijet e tharta ndikojnë negativisht në pështymë.

Disa njerëz argumentojnë se pirja e pijeve alkoolike ose atyre të tharta së bashku me vaktet ushqimore thajnë pështymën, duke bërë që trupi juaj ta ketë më të vështirë të tresë ushqimin. Alkooli zvogëlon rrjedhën e pështymës me 10-15% . Megjithatë, kjo kryesisht i referohet pijeve të forta – jo përqendrimet e ulëta të alkoolit tek birra dhe vera. Nga ana tjetër, pije acidike duket se rrisin sekretimin e pështymës.

Pretendimi 2: Uji, acidi i stomakut dhe enzimat e tretjes.

Shumë thonë se uji që pihet së bashku me ushqimin bën që të hollohet acidi i stomakut dhe të mos lëshohen enzimat e tretjes duke e bërë më të vështirë për trupin tuaj që të tresë ushqimin.

Pretendimi 3: Lëngjet dhe shpejtësia e tretjes.

Një argument i tretë popullor kundër lëngjeve që konsumohen së bashku me ushqimin thotë se lëngjet rrisin shpejtësinë me të cilën ushqimet e ngurta dalin nga stomaku juaj. Kjo mendohet të zvogëlojë kohën e kontaktit të ushqimeve me acidin e stomakut dhe enzimat e tretjes, duke rezultuar në tretje më të dobët. Megjithatë, asnjë hulumtim shkencor nuk e mbështet këtë pohim.

Lëngjet mund të përmirësojnë tretjen

Lëngjet ndihmojnë në tretjen e copave të mëdha të ushqimit, duke e bërë më të lehtë që ushqimi të rrëshqasë poshtë në ezofagun tuaj dhe në stomak.

Ato gjithashtu ndihmojnë për të lëvizur materialin ushqimor pa probleme, duke parandaluar fryrjen dhe kapsllëkun. Për më tepër, stomaku juaj sekreton ujin, së bashku me acidin ne stomak dhe enzimat e tretjes, gjatë procesit të tretjes.

Në fakt, uji  është i nevojshëm për të nxitur funksionin e duhur të këtyre enzimave.

Nëse konsumohen gjatë ose para ngrënies, lëngjet luajnë disa role të rëndësishme në procesin e tretjes.

  • Uji mund të zvogëlojë ose parandalojë oreksin.
  • Pirja e ujit me ushqimin ju jep ndjesi fryrje dhe ju ndihmon të ndaleni mes vaktin duke ju dhënë idenë sikur jeni ngopur. Kjo do t’ju pengojë që të hani shumë dhe ju ndihmon të humbni peshë.
  • Uji i pijshëm mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj me rreth 24 kalori për çdo 500 ml që konsumoni

Lexo edhe: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo natë një lugë mjaltë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X