Konjuktiviti tek syte e bebeve

0 0

Konjuktiviti është një problem që haset shumë shpesh tek fëmijët e vegjël që në muajt e parë të jetës. Shkaktar mund të bëhet dielli, era, një gjendje virale, bakterie dhe viruse etj. Ja si të  silleni nëse ndodh diçka e tillë.

Kur konjuktiviti shfaqet tek të porsalindurit

Tek të porsalindurit manifestohet me fryrje dhe inflamacion dhe shpesh shkaktohet nga bllokimi i kanalit të lotit. Nëse kanali i lotit është i bllokuar, tek sytë e fëmijës shfaqen simptomat e mësipërme, sasi më të mëdha loti si edhe sklepa më shumë se zakonisht. Pra sytë e bebes do të jetë të mbyllur dhe të ngjitur. Në disa raste mund të shkaktohet edhe nga baktere apo viruse që transmetohen tek i porsalinduri në momentin  e kalimit në kanalin vaginal të nënës. Në përgjithësi mjeku përshkruan për fëmijën e porsalindur një solucion antiseptic ose me përbërje antibiotiku.

Si kurohet

Nëse kemi të bëjmë me konjuktivit tek bebet, nëna duhet të pastrojë sytë e fëmijës me ujë steril (solucion fiziologjik) për 3-4 herë në ditë derisa problem të jetë zgjidhur. Gjithashtu do të ishte shumë efektiv një masazh me gishtin tregues në zonën midis cepit të syrit dhe hundës në mënyrë që të favorizohej hapja e kanalit të lotit. Gjithashtu mund të përdoret edhe pastrimi i syve me kamomil. Në rast infektimi mjeku mund t’ju përshkruajë medikamentin e duhur me përbërje antibiotiku.

Lexoni dhe: Pse sytë e të porsalindurit janë të lëngshëm?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X