Cfare duhet te bejme nese femija e ka kanalin e lotit te bllokuar?

0 0

Tek disa fëmijë mund të ndodhë që kanali i lotit të jetë i ndërtuar në mënyrë të pjesshme për shkak të prezencës së një valvule të ndërtuar nga një substancë fibroze, e cila shpesh hapet gjatë javëve të para të jetës, dhe në disa raste edhe gjatë muajve 6-9 të jetës. Për këtë arsye shpesh tek fëmijët shkarkimi i lotëve bllokohet duke shkaktuar një dalje shumë të madhe lotësh nëpërmjet kapakkut të syrit. Në një rast të tillë vihet re një skuqje dhe acarim i kapakëve të syve.

Cfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

Nëse tek fëmija juaj shfaqet një shqetësim i tillë ju duhet të parandaloni shfaqjen e infeksionit duke marrë masat e mëposhtme:

  • I pastroni me shumë kujdes sytë e fëmijës me anën e garzave të zhytura në solucion fiziologjik, ose ujë të zier dhe të ftohur për të paktën 3 herë në ditë në mënyrë që të largoni sekrecionet e grumbulluara;
  • Mbani gjithmonë të hapur hundën e fëmijës, sidomos nëse është me grip, nëpërmjet lavazheve nazale;
  • E masazhoni nëpërmjet kapakut cepin e brendshëm të syrit, duke ushtruar presion nga poshtë-lart dhe më pas nga jashtë-brenda, në mënyrë që të favorizoni hapjen.

Kur duhet të konsultohemi me një mjek okulist?

Nëse simptomat janë të pranishme edhe pas muajit të 10-të të jetës, ju duhet të drejtoheni për një vizitë tek mjeku okulist, i cili do të bëjë vlerësimin e duhur, duke ju këshilluar në rast se është e nevojshme drejt një mjeku kirurg për të bërë hapjen e kanalit nëpërmjet një lavazhi të kanalit të lotëve. Kjo gjë kryhet nën efektin e anestezisë duke përdorur një sonde të vogël.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X