E kam menduar shumë herë nëse duhet ta postoj këtë apo jo, por nëse ky postim do të ndihmojë për të shpëtuar jetët e fëmijëve tuaj, ia vlen.
Kështu e ka nisur një nënë historinë e frikshme që i ka ndodhur djalit të saj, por që për fat të mirë ka pasur fund të lumtur. Ashtu si çdo fëmijë kurioz, djali i saj tre vjeçar është ngritur nga shtrati dhe është përpjekur të lidhë kordonin e perdes në qafë si një varëse.
Kur djali është përpjekur të dalë nga krevati, në atë moment gjërat janë përkeqësuar pasi kordoni është lidhur më fort pas qafës së tij, duke i bllokuar frymëmarrjen.
Aty filloi paniku. Ai nuk mund të hiqte pengesën rreth qafës, kështu që s’mund të kërkonte ndihmën e prindërve, prandaj ka bërtitur frikshëm.
“Nuk ishte vetëm një britmë, ishte një tingull që nuk e kisha dëgjuar kurrë në jetën time dhe që do të më kumbojë në kokë gjithmonë”.
Fatmirësisht, kur fëmija kërceu për të ikur nga krevati, kordoni u këput dhe frymëmarrja e tij u lirua.
Ky rast duhet të shërbejë si shembull për të gjithë prindërit që të mos përdorin më perden me kordonët si rruaza në ambientet e shtëpisë. Shumë vende kanë ngritur alarmin kundër tyre.
Lexo edhe: 3-vjecarja lufton me vdekjen, gelltiti nje karamele
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu