Femija po mbytet? Pese manovrat qe shpetojne jete

0 1

Të kujdesesh për një fëmijë është diçka tepër e bukur por njëkohësisht edhe e vështirë. Kërkon njohuri në lidhje me gjithçka dhe për këtë arsye nëna duhet të marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me rritjen e fëmijës. Kur vjen puna tek dhënia e ndihmës së parë shpesh tregohemi skeptikë, mendojmë se do të ishte mirë të mos ndërhynim, se nëse do ta bënim mund të shkaktonim një problem tjetër tek fëmija, por jo gjithmonë është kështu. Në disa raste jeni ju që duhet të jepni ndihmën e parë, në disa situata sekondat janë shumë të rëndësishme, dhe një prej këtyre situatave është pikërisht mbytja e fëmijës.

Kur fëmija mund të mbytet?

Fillimi i ushqyerjes së fëmijës shpesh i terrorizon prindërit pikërisht për shkak të frikës ndaj mbytjes. Por duhet të dini se fëmija mund të futë gjatë gjithë kohës objekte në gojë, duke qënë se kërkon të njohë atë dhe mjafton një moment hutimi që ai objekt të kalojë në fyt. Për këtë arsye nëna duhet të dijë teknikat anti-mbytje, ku së pari nëna duhet të ruajë qetësinë dhe nuk duhet të hyjë në panik. Fillimisht duhet të përpiqeni të nxirrni objektin nga trupi i fëmijës, dhe më pas të shkoni për vizitë tek mjeku.

Disa këshilla…

Nëse fëmija kollitet dhe qan ju nuk duhet të alarmoheni, por duhet të favorizoni kollitjen në pozicionin që ndodhet. Nëse fëmija shfaq shenjat tipike të mbytjes (mungesë fryme, pamundësi për të qarë, shfaqja e ngjyrën blu në lëkurë), duhet të veproni menjëherë.

 

4-4

 

 

  • Zhvishni fëmijën;
  • E rrotulloni me barkun poshtë;
  • I jepni 5 goditje mes shpatullave duke pasur kujdes të mos godisni kokën;
  • E rrotulloni me barkun sipër;
  • I bëni 5 shtypje në thoraks, të lehta por të thella duke përdorur 2 gishta.

Lexoni edhe: Nderprerja e gjirit dhe hapat e pare te fillimit te luges





  1. Foshnja po mbytej duke pirë gji, e shpëtojnë me metodën Heimlich/ FOTO – Gazeta Shëndeti

    […] Lexo edhe: Femija po mbytet? Pese manovrat qe shpetojne jete […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Hapja e gojës ngjitëse edhe...

Të gjithëve na ndodh që të na hapet goja nëse shohim një person që e bën këtë veprim. Dhe ky refleks nuk u ndodh vetëm të rriturve. Edhe në mesin...

Pse duhet të preferoni lodra...

Lojërat me lodra i bëjnë fëmijët të lumtur si dhe i ndihmojnë ata të mësojnë për botën e jashtme. Procesi i lojës është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive...

5 kriteret që duhet të...

Kujdes me specifikimet për moshën. Kompanitë e lodrave vendosin limite të moshës në lodrat që prodhojnë dhe paralajmërojnë se lodra në fjalë mund të jetë e dëmshme për fëmijët nën...

Mos po i mungoni fëmijës...

Nëse jeni një prind që punoni mund të ndodhë që të ndiheni të paaftë për të kaluar kohë cilësore me fëmijën tuaj. Por në fakt sa të vetëdijshëm jeni për...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X