Largimi i femijes nga gjiri dhe hapat e pare se fillimit te luges

0 0

Nderprerja e qumeshtit nuk perben vetem nje moment kyç ne zhvillimin ushqimor te femijes, por edhe nje moment me rendesi te zhvillimit psikik dhe shqisor. Femija mund ta shohe ushqimin e ri si diçka qe e çon ne shkeputjen nga nena e tij, qe per te eshte nje burim sigurie dhe mireqenieje. Ne keto raste, veshtiresite qe kalohen ne perdorimin e luges mund te lidhen me mospranimin e bebes per t’u shkeputur nga nena. Prandaj, rekomandimet per shkeputjen apo heqjen nga gjiri duhen perdorur me kujdes, pasi çdo femije reagon ndryshe.
Femija nuk duhet te detyrohet. Ajo qe per disa femije mund te jete e thjeshte dhe e natyrshme (ushqyerja me ushqime te forta me luge), per disa te tjere mund te jete nje problem gati i pakalueshem. Vetem mirekuptimi, takti, durimi dhe dashuria e nenes mund ta ndihmojne femijen te kaloje kete faze tranzicioni. Kur te vendosni per te hequr bebin nga gjiri, duhet te keni parasysh shume faktore personale, si dhe keshillat mjekesore qe ju jane dhene nga mjeku.
Faktet
Tashme shkenca ka vertetuar se ushqyerja edhe vetem per pak jave me gji e bebit eshte shume e mire, sepse bebi gjate kesaj kohe perfiton mbrojtjen kunder semundjeve. Bebet rriten me mire me me pak semundje dhe alergji kur ushqehen te pakten deri ne 6 muaj me gji.
Edhe pertej kesaj kohe, deri ne moshen 1-2 vjeç qumeshti i gjirit, se bashku me ushqimet e tjera qe merr femija, mbetet nje ushqim me vlere per te.
Ndjenjat tuaja
Per ju te vazhdoni te ushqeni me gji beben tuaj mund te jete dicka shume e dashur, por edhe mund mund te jeni merzitur duke nxjerre dhe futur gjinjte tuaj ditedhe nate. Deshironi te keni me shume liri per te bere edhe dica per veten tuaj. Nese ndjenjat tuaja lidhur me ushqyerjen me gji kane ndryshuar, “antenat” e bebes tuaj do ta kapin dhe ai do ta largoje vete.
Ndjenjat e bebes tuaj
Disa femije e lene vete gjirin. Nepermjet reagimeve te tyre (grinden, nuk ju intereson gjiri, e mbajne gjirin vetem pak kohe ne goje) femija tregon se eshte gati per te kaluar ne nje menyre tjeter ushqimi. Por kujdes se mos i keqkuptoni sinjalet e bebit. Ne moshën 5 muajsh, mos interesi per te pire gjirin mund te jete vetem nje shenje se bebi ka rritur interesin per mjedisin; nese kjo ndodh ne muajin e shtate mund te tregoje nje shtim te interesit per aktivitet fizik, qe e kapercen interesin per t’u ushqyer; nese kjo ndodh ne moshen nente muajsh e me shume shpesh kupton rritje te pjekurise dhe pavaresise. Ne çdo moshe kjo mund te lidhet me ndonje semundje apo daljen e dhembeve. Ne pergjithesi, bebi fillon te largohet vete nga gjiri mbas moshes 12-18 muajsh.
Situata juaj
Edhe ato nena qe pelqejne te ushqejne me gji, shpesh e shikojne ushqyerjen me gji si nje pengese per shume gjera qe ato mund te bejne (puna, shkolla etj) ne jeten e tyre. Kur kjo ndodh, ndjenjat e tyre negative transmetohen lehtesisht tek femija, duke e bere ushqyerjen me gji problem per te dy. Ne keto raste heqja e gjirit mund te jete nje zgjidhje.
Situata e bebit tuaj
Koha me e mire per t’ja hequr gjirin femijes eshte kur ne shtepi gjithçka eshte e qete. Semundja, dalja e dhembeve, udhetimet, pushimet verore, apo gjithçka qe ne jeten e femijes mund te shkaktoje stres, nuk jane moment i pershtatshem per te nderprere gjirin.
Shendeti juaj
Ju jeni shume e lodhur, pa fuqi. Por perpara se te hiqni femijen nga gjiri, sigurohuni se mos ky problem mund te zgjidhet me thjesht, per shembull te ushqeheni me mire dhe te pushoni me gjate.
Shendeti i femijes tuaj
Ndonjehere prodhimi i qumeshtit pakesohet kur rritet bebi. Nese ai po shton pak ne peshe, eshte i pergjumur, i grindur, qumeshti juaj mund te mos jete me i mjaftueshem dhe duhet filluar ushqim tjeter.
Ushqimet e tjera qe merr bebi juaj
Nese bebi juaj ka mesuar te perdore lugen, goten ai mund te mos pelqeje me te pije nga gjiri i nenes.
Mosha e bebit tuaj
Ne pergjithesi bebet mbas moshes 12-18 muaj jane me pak te interesuar per ushqyerjen me gji dhe kane me pak nevoje per te thithur. Ato preferojne te jene me te pavarur dhe kapin me pak gjirin, duke e bere te lehte largimin nga gjiri. Kini parasysh se kurdohere qe te jete koha e largimit nga gjiri eshte nje kohe e perzier me emocione te ndryshme per shume nena. Ato mund te jene te lehtesuara se nuk do te jene kaq te lidhura me nevojat e bebes te tyre dhe krenare se kane arritur një hap me rendesi ne rrugen e rritjes se bebit. Por njekohesisht ato mund te jene te hidheruara, sepse kane humbur lidhjet aq te forta me beben e tyre, duke bere qe bebja te mos varet me aq shume nga ato. Por, kjo kalon shpejt sepse femijeve do t’u mungoje gjiri vetem per nje kohe te shkurter dhe nena mund te ruaj kujtimet e bukura.
Hapat kryesore per largimin nga gjiri mund te jenë si me poshte:
– Te mesohet femija qe te marre nje lloj tjeter qumeshti formule, lope etj, si dhe te mesohet te pije me filxhan apo gote. Kjo duhet te mesohet para se ju te nderprisni gjirin. Ne kete proces mund te ndihmoje edhe babai, sepse keto ushqime mund t’i jepen edhe nga ai. Per babain, bebja e te cilit deri ne muajin e gjashte eshte ushqyer vetem me gji, tani fillon nje kohe e rendesishme per te marr pjese ne ushqyerjen e bebit.
– Me tej behet largimi nga gjiri. Nuk eshte e mire per nenen dhe bebin qe nje dite papritur ajo mos t’i jape me gji bebes te saj. Kjo eshte traumatike per bebin, fizikisht dhe emocionalisht. Po keshtu edhe per nenen, gjinjte fryhen, rrjedhin, bllokohen, skuqen etj. Per kete arsye largimi nga gjiri behet gradualisht, duke zgjatur rreth 3-4 jave deri ne nderprerjen e plote te gjirit. Ne rast se ne jeten e bebit ka ndryshime, per shembull ju filloni te shkoni ne pune dhe e lini ate me nje kujdestare te re, apo po ndryshoni banese, duhet te prisni disa dite deri ne nje jave me pare qe bebi te pershtatet me kete ndryshim dhe me tej te filloni largimin nga gjiri.
Si te mesoj femijet te pije me gote?
Bebi edhe pirjen me gote do ta mesoje pak nga pak. Nga muaji i 9-te bebi shpesh eshte ne gjendje te mesoje te pije nga gota apo filxhani, por shkeputja nga thithi i nenes apo ushqyerja me biberon nuk pelqehet shume. Prandaj duhet te veprohet gradualisht, pa e detyruar bebin duke ia paraqitur goten ose filxhanin si lodra apo si nje loje e re per bebin.
Per ta ndihmuar te mesohet mund te veproni keshtu:
– Provoni t’i hidhni qumeshtin apo lengje te tjera qe bebi i pelqen (lengje frutash, uje) ne nje filxhan, ose gote plastike dhe kini shume durim sepse shtepia juaj mund te permbytet nga lengjet qe do te derdhe femija.
– Mundohuni qe bebi te kete filxhanin e tij dhe te mesohet ta njohe.
– Lereni ta perdore goten si loder.
– Kufizoni perdorimin e biberonit.
Si te mesohet te ushqehet bebi me luge
Luga
Faza delikate e fillimit te ushqimeve te huaja perputhet me nje shkeputje psikologjike nga figura e nenes dhe me hapat e para te femijes drejt pavaresise. Per kete “thithja” fillon te zevendesohet me “te pirjen’’ dhe te “ngrenin”, veprime qe marrin nje vlere shume me rendesi ne zhvillimin emocional te femijes.
Si të miqesohemi me sendin e ri
Femijeve te vegjel nuk ju pelqen luga. Kalimi nga gjiri i nenes apo nga thithi qe e qetesonte drejt nje sendi te huaj ka ndikime psikologjike qe nuk duhen nenvleresuar. Ai do te mundohet te mesohet me to, por perpara 12 muajve kjo gje do te jete e veshtire. Por kjo eshte edhe koha kur bebi bene eksperimente te reja dhe mundohet te imitoje nenen dhe babain. Mos u genjeni edhe nese meson te mbaje lugen, pasi do t’ju duhet te vazhdoni ta ushqeni edhe per disa kohe.
Disa keshilla per te bere qe bebi te pranoje kete send te ri “ushqimi” sa me mire, mundet të jenë:
– Perdorni nje luge plastike me ane te buta.
– Perdorni gjithnje te njejten lugë, te pakten ne fillim.
– Lejoni qe vogelushi ta perdore lugen (duke e kontrolluar) edhe si nje loder, qe te mund te mesohet me te.
– Veproni shume ngadale, duke i dhene femijes te provoje pak ushqime te reja dhe te lengshme.
– Mos e detyroni femijen te haje, veçanerisht heret e para.
– Mos u terhiqni kur keni kundershtime ne fillim.
– Mos i jepni ushqime me biberon femijes, pasi kjo mund te jete nje metode e lehte dhe e shpejte per ju, por jo edukuese dhe e shendetshme per te.

Lexoni edhe: Momenti i duhur per t’i hequr gjirin femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X