Historia personale e një nëne
Liz kishte një lindje të vështirë të stimuluar nga mjekët. Por të gjitha dhimbjet e 24 orëve të para ia vlejtën, kur më në fund solli në shtëpi fëmijën e saj të vogël.
Udhëtim i gjatë për në shtëpi
Kemi kaluar shumicën e ditës në spital duke pritur që të merrnim daljen. Më pas dolëm drejt makinës që kishim marrë me qera. Ishte ora 7 kur mbërritëm në shtëpi. Fatmirësisht kunati im na priste me shumë ushqime të shëndetshme për ne. Një mikpritje e tillë na nevojitej pas një ditë të gjatë e të lodhshme.
Normaliteti i ri?
Bashkëshorti im po i jepte fëmijës përqafimin e parë, ndërsa unë u përpoqa të bëja një filxhan çaji. Isha e lodhur, e emocionuar që u riktheva në shtëpi, por edhe e trembur që u largova nga siguria që me jepte spitali.
Mezi arrita të pija çajin, kur kishte ardhur koha të ushqeja sërish fëmijën. E mora dhe shkuam në shtrat për të kaluar pak kohë bashkë. Ndërkohë im shoq po gatuante një vakt që përmbante shumë hekur. Ishte vakti im i parë që e hëngra me një dorë, sepse tjetrën e kisha nga vogëlushi.
Atë natë e kalova duke folur me vete gjëra që më lindnin rreth djalit tim.
Procesi im i lindjes kishte qenë shumë i dhimbshëm dhe nxjerrja e djalit nga shporta ku flinte për t’i dhënë për të pirë ishte shumë e mundimshme.
Mezi e kujtoj që natën e parë u zgjua 3-4 herë, gjithçka më dukej kaq e paqartë.
Vizita e mirëpritur nga mamia jonë
Mëngjesin tjetër u përshëndeta nga një pamje shumë e mirëpritur. Sapo u ngrita dëgjova maminë duke trokitur. Ajo më ndihmoi shumë duke iu përgjigjur disa pyetjeve të mia rreth gjërave që nuk dija. Ajo u tregua tepër e mirë me mua, ndihem shumë e emocionuar.
Gjyshja shpëtimtare
Kuptova atëherë se kisha nevojë për mbështetje shtesë. Mora nënën time në telefon për t’i kërkuar ndihmë. Mami mbërriti me shumë dhurata nga të afërmit tanë për djalin. Ky ishte vetëm fillimi i shumë dhuratave që na sollën.
Këshilla ime për çdo mama të re do të ishte që vetëm të keni njerëz përreth me të cilët ndiheni e kënaqur dhe ju ndihmojnë. Për të pasur energji e për tu argëtuar do të keni mjaft kohë përpara.
Lexo edhe: Si ndryshon jeta e nje gruaje pas lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu