Eshte normale qe pas lindjes me mungon jeta e meparshme?

0 0

Pasi sjell në jetë një fëmijë gjithçka ndryshon dhe ti si grua vihesh në dispozicion të nevojave të fëmijës të cilat gjatë muajve të parë duket sikur janë duke “mbytur” lirinë tënde, atë çfarë ti kishe para se ai të vinte në jetë. Por ndryshimet nuk shkaktohen vetëm nga roli i ri që ju tashmë keni marrë në jetë, edhe hormonet ndryshojnë gjithashtu, ekonomia nuk është më si më parë duke qënë se një pjesë e mirë e të ardhurave shkon për sendet dhe nevojat e bebes e kështu me rradhë. Pas lindjes gruaja humb një pjesë të lirisë së saj dhe kjo është diçka e vështirë për të.

Si ndryshon jeta e gruas

Prindërimi për disa nëna është diçka dërmuese, ku asaj i duhet të menaxhojë kohën, përkujdesjen ndaj fëmijës, paratë, emocionet e kështu me radhë. Ndonjëherë domosdoshmëria për ta bërë këtë e bën nënën të ndihet “në kurth”, e stresuar, e irrituar, e mërzitur, dhe ajo që duhet të dini është se të gjitha këto ndjenja janë shumë normale.

Si duhet të sillemi?

Identifikoni se cila pjesë e jetës së mëparshme ju mungon, duke specifikuar të gjitha detajet dhe nëse është nevoja mbani edhe shënime. Mbani shënim edhe detajet më të vogla. “Më mungon koha që kaloja me këtë shoqe”, “më mungojnë të dalat në fundjavë” etj. Sa më shumë gjëra të përfshihen në listë aq më të lehtë do ta keni të kuptoni saktësisht si ndiheni, dhe kur të përfundoni e diskutoni çdo çështje me bashkëshortin apo një person tjetër që i besoni. Mendoni si mund të organizoheni për të filluar të bëni fillimisht 1-2 gjëra që bënit më parë, kjo do t’ju ndihmojë të “rimerrni” jetën tuaj. Të ndiheni se e keni sërish kontrollin në dorë është shumë e rëndësishme për të balancuar ndjenjat tuaja. Pasi ndërgjegjësoheni në lidhje me gjërat që keni humbur do ta keni më të lehtë ta pranoni këtë pa ndier ankth dhe inat, sepse mbi të gjitha disa gjëra janë të nevojshme të humbin si pasojë e këtij ndryshimi të madh të jetës tuaj. Ajo që ju duhet të kuptoni është se ndërsa keni humbur disa gjëra të asaj liste, keni rifituar disa të tjera edhe më të mira.

Të kesh një fëmijë nuk do të thotë të heqësh dorë nga gjërat që të bëjnë të lumtur. Është shumë e rëndësishme që ju të vazhdoni të kujdeseni për veten tuaj!

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X