Kafeja e shkakton apo e parandalon kancerin? Ja çfarë thotë studimi

Pirja e kafesë nuk ju vë në rrezik për të vdekur nga kanceri më shumë sesa ju vë të jetuarit pa kafe, thotë një studim i ri.




0 0

Shkencëtarët kanë studiuar për vite të tëra nëse kafeja e shkakton apo e parandalon kancerin.

Tani, studimi më i fundit i mbi 46.000 pacientëve të kancerit nga Universiteti i Queensland sugjeron se përgjigja është ndryshe nga sa ishte parashikuar.

Ata zbuluan se pirja e kafesë nuk shkakton kancer.

Megjithëse trajtimet për kancerin kanë përparuar në mënyrë formale, shkencëtarët janë ende duke u ballafaquar me shkaqet e mundshme dhe komplekse të kësaj sëmundje.

Pavarësisht përpjekjeve për parandalim, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  parashikojnë që gati dy milion burra dhe gra do të diagnostikohen me kancer në vitin 2020 me kancer- një rritje prej 24 për qind për meshkujt dhe 21 për qind për gratë nga normat e vitit 2010.

Lista e faktorëve të rrezikut përfshin gjithçka nga gjenetika deri tek ekspozimi i diellit, një stil jetese ku qëndron ulur dhe alkoolit.

Pak faktorë janë provuar se mund të jenë shkak dhe pirja e duhanit thuhet se çojnë rreth 40 për qind të të gjitha llojeve të kancerit.

Shkencëtarët kanë studiuar gjatë nëse veset tona të preferuara, si për shembull konsumimi i kafes mund të shkaktojë kancer.

Frika se kanceri mund të vijë nga kafeja vjen për shkak të një kimikati të quajtur akrilamid.

Ky kimikat formohet si një nënprodukt i reaksioneve të shumta kimike dhe gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në ushqimet e gatuara në temperatura të larta.

Ato përfshijnë patate të skuqura, biskota dhe kafe e pjekur.

Studimet tregojnë se nivelet e larta të akrilamidit mund të jenë kancerogjene, por shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të dallojnë një efekt ndryshe nëse kafeja konsumohej pak.

Ata analizuan një bazë të dhënash me 316,497 njerëz në Britani të Madhe, prej të cilëve 46,155 u diagnostikuan me kancer.

Nuk është e qartë nga abstrakti i studimit, i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, se sa filxhanë kafe pinin pjesëmarrësit.

Por sipas studimit kafeja nuk ka efekt në rreziqet tona për t’u prekur nga kanceri. Pra kafeja as nuk e shkakton dhe as nuk e parandalon sëmundjen e rëndë.

Lexo edhe: A duhet të pimë kafen me vaj kokosi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X