Je grua dy tonë   – Jo, unë sapo kam sjellë në jetë një fëmijë

0 0

 

Të ofendosh dikë për format trupore nuk është kurrë diçka e mirë. Një nëne të re i është dashur të përballej me komente të ashpra teksa ka qenë duke udhëtuar me avion.

Pasagjeri i ulur ngjitur me të, e ka ofenduar në një bisedë me shokun e tij, duke e ofenduar sepse ishte e shëndoshë. Katie Kiacz, e ka bërë publike këtë histori në rrjete sociale me një reagim shumë të prerë, por që duhet të shërbejë si reflektim për këdo që ofendon duke u nisur nga format e trupit.

“Ti the se unë isha një grua dy tonë. Sapo u ula pranë teje, i the shokut tënd se nuk jam e mirë dhe kur unë të thashë se nuk jam dy tonë, por sapo kam lindur një fëmijë, bëre sikur doje të shkoje në tualet. Dhe pastaj i kërkove stjuardesës që të uleshe në një vend tjetër. Fatmirësisht vendi afër meje, ishte i vetmi i lirë.

Pastaj vazhdove udhëtimin pa thënë asnjë fjalë as ti, as shoku yt. Unë nuk kam nevojë për pëlqimin tënd, por duhet ta dish se fjalët e tua ishin të ashpra dhe të pakapërcyeshme. Dhe kur unë u përballa me ty, as atëherë nuk e pranove se e kishe gabim.

Unë nuk jetoj që të pëlqehem nga ty dhe do të zë vend sa të dua. Shpresoj që një grua në jetën tënde ta lexojë këtë shkrim dhe të tregojë se sjellja jote ishte e papërshtashme.

Dhe më vjen mirë që u ule afër meje përgjatë gjithë udhëtimit 2 orësh. Thjesht më vjen keq që nuk të zura dhe pak më shumë vend”.

Lexo edhe: Sfida me e re ne Instagram: Nenat tregojne trupin e vertete pas lindjes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X