Sfida më e re në Instagram: Nënat tregojnë trupin e vërtetë pas lindjes

0 0

Mediat na kanë bindur që menjëherë pasi të kenë lindur një fëmijë femrat duhet të duken sikur po marrin pjesë në një shfaqje mode. E vërteta është se menjëherë pas lindjes ndoshta do të dukesh krejt ndryshe nga një princeshë e Disneyt. Projekti fotografik i Jade Bealli i cili i sjell gratë me pamjen e tyre reale (i publikuar pak ditë më parë në portalin tonë) pas lindjes i ka ndarë njerëzit në 2 grupe. Disa habiten se sa të fuqishme janë femrat ndërsa të tjerët vlerësojnë sinqeritetin dhe faktin që ato kanë dalë kaq pa komplekse.

Mirëpo të gjitha mendimet janë të rëndësishme. Më poshtë ju tregojmë disa gra të cilat kanë vendosur të mbështesin këtë projekt të fotografit të famshëm duke nxjerrë fotot e tyre reale pas lindjes. Në fakt kjo duhet të jetë sfida e vërtetë e Instagramit: të publikosh trupin vetëm disa ditë pas lindjes.

  1. Është e mundur që të dukeni prapë si shtatzënë pas lindjes, kjo është normale.

katie_newnham_43817544_277483476211344_1851084899726891406_n

2.U përpoqa të gjeja një foto të përkryer timen tek i jap djalit gji me flokët e mi të gjatë e të bukur dhe fytyrën e kuruar, por shumë shpejt kuptova se një e tillë nuk ekzistonte.

miss.ckiss_37387569_492944101119264_7180389860904009728_n

3.1 javë pas lindjes është një bark i butë me shenja të reja strijash.
sarebear629_35260725_564022110665502_2144190340091871232_n

4. 1 javë pas lindjes dhe unë mund të them sinqerisht se ka qenë shumë më e vështirë se sa kam menduar ndonjëherë. Ka qenë shumë më e lehtë emocionalisht, por unë ende qaj të paktën një herë në ditë për absolutisht çdo gjë.
sageandnellie_18380308_221377341696676_132831789298221056_n

5.12 ditë pas lindjes duke prezantuar engjëllin tim dhe shenjat që ajo më dhuroi.

takebackpostpartum_13256875_476446049212546_1473786625_n

6.Oh, më mungon kjo fazë kur sapo kisha lindur dhe ai bark i bukur, i butë, pas lindjes që mbajti jetë brenda tij”.

littlebirdbirthservices_38061701_223249821693689_7676581527030857728_n

7.I dashur internet! Kështu duket një trup 9 ditë pas lindjes. Dhe jo, unë nuk kam asnjë interes të bëj ushtrime që të rikthej trupin tim.
misstarateng_16585251_1882371838711781_2939501039293825024_n

8.I dua shumë strijat e mia dhe shpresoj mos të zhduken aq shpejt.

takebackpostpartum_13167226_967270720057900_478590505_n

9.Mësoni të vlerësoni atë që keni. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni të punoni për atë që dëshironi, thjesht tregoni pak dashuri për veten përgjatë rrugës.

takebackpostpartum_20398515_1147098398729371_5724570512210788352_n

10.Këto foto janë me një vit distancë. Unë ndryshova stilin e jetesës, ushtrova dhe kisha një qëndrim të ekuilibruar drejt të ushqyerit. Ajo që nuk shihni në këto foto është mënyra e ndryshimit të mentalitetit tim. Ky është përfitimi i vërtetë. Udhëtimi juaj më i madh do të jetë gjithnjë ai në kokën tuaj, prandaj merrni kohë për t’u kujdesur për mendjen tuaj dhe pjesa tjetër do të shkojë në vendin e vet.

_laurenkate_14583410_1807211102858683_787129632611631104_n

Lexo edhe: Për të gjitha nënat e reja që nuk e pranojnë dot trupin pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X