Të gjithë “janë angazhuar” për të shëruar autizmin e vajzës sime. Por unë jam përqëndruar në luftën për ta pranuar atë ashtu siç është dhe jam e sigurt se do t’i dal për zot. Duke vështuar sytë e vajzës së porsalindur, i bëra thjesht një premtim. Pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur apo do të ndodhte, unë do të isha, do të jem mbështetësja më e madhe e saj.
…U zbulua ndërsa ajo po rritej. Humbi në botën e saj. Kishte një magjepsje të pazakontë me tavanet dhe muret. Të dy e bënin të qeshur.
…Në një moment u bë pothuajse e pakontrollueshme. Çdo mëngjes ishte një beteje për tu veshur dhe për të filluar ditën. Kurrë nuk u përshtat me një rutinë të përditshme….Pediatri na sugjeron ta testojmë për autizëm. Në u ofenduam. Nëse vajza jonë kishte autizëm, me siguri do ta dinim.
Bashkë më babain e saj po diskutonim komentet e doktorit kur po ktheheshim me makinë. Ne si kishim kuptuar kurrë pengesat e saj të hershme. Shqetësimi ynë i vetëm ishte si ta bënim të lumtur.
Ajo vërtet nuk filloi të fliste shpejt, por as vëllezërit e saj më të mëdhenj nuk folën herët. Vajzat me autizëm shpesh diagnostikohen më vonë sepse simptomat e tyre paraqiten ndryshe. Ato janë të afta në maskimin e simptomave dhe kjo e bën autizmin më të vështirë për ta dalluar.
Instinkti im më thotë që të luftojmë për pranimin e saj ashtu siç ajo është dhe të mos përpiqemi ta “kurojmë” atë. Nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar këtë fakt dhe për mua ajo është fëmija i përsosur.
Autizmi është një emërtim. Nuk është një sëmundje. Nuk është një tragjedi. Nuk është një gabim që duhet ta kalojmë pjesën tjetër të jetës duke u përpjekur për të korrigjuar. Unë jam e gatshme të filloj terapinë që ndihmon në përmirësimin e komunikimit. Pavarësisht se po i rezistojmë pengesave të gjyshërve, të cilët nuk i kuptojnë vonesat e saj zhvillimore.
Unë nuk ja atribuoj të gjitha tiparet e personalitetit të saj dhe sjelljet, autizmit. Shumë gjëra që ajo bën janë tipike për grupmoshën e saj. Kemi ditë shumë më të mira se të këqija. Kam lindur një fëmijë të gëzuar që këndon me sa frymë ka në mushkëri. Rrotullohet dhe kërkon të përqafojë nënën e saj. Ajo është një bekim për prindërit dhe për vëllezërit të cilët e adhurojnë.
Që nga dita që kam kuptuar që vajza ime është autike gjej frymëzim për gjithçka. Ashtu si të gjithë unë besoj se dhe vajza ime do të arsimohet, do të dali me një çun, do të bjerë në dashuri, do të martohet, do të udhëtojë nëpër botë, do të ndërtojë karrierë dhe do të ketë fëmijë. Deri atëherë, ajo do të vazhdojë të jetë një dritë për botën dhe autizmi nuk do ta ndalojë të bëhet një grua.
Lexo edhe: 16 shenjat e autizmit
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu