Kontakti me sy
Fëmijët e prekur nga autizmi nuk të shikojnë në sy teksa i flisni.
Nuk përgjigjet kur e thërret në emër
Shpesh fëmijët me autizëm nuk përgjigjen nëse i thërret, ose nuk reagojnë as ndaj një zëri të njohur.
Nuk ndjek me sy objektet
Fëmijët teksa rriten e zhvillohen ndjekin me sy objektet lëvizëse, ndërsa një fëmijë autik nuk mund ta bëjë këtë.
Komunikimi me gjeste
Fëmijët autikë e kanë të vështirë të komunikojnë përmes shenjave dhe gjesteve, si për shembull të thonë mirupafshim, duke bërë lëvizjen e dorës.
Nuk kërkon të tërheqë vëmendje
Shumicës së prindërve i pëlqen qetësia e fëmijëve, por prindërit e fëmijëve autikë do të thoshin të kundërtën. Këta fëmijë nuk bëjnë asnjëherë zhurmë për të tërhequr vëmëndjen.
Refuzojnë kontaktin fizik
Shumica e fëmijëve autikë nuk pranojnë të preken, përqafohen ose të mbahen në krahë nga të tjerët.
Nuk imitojnë dot shprehjet e fytyrës
Shumica e të vegjëlve imitojnë shprehjen e fytyrës së të rriturve, por fëmijët me autizëm nuk e bëjnë dot këtë.
Nuk luajnë dot vetëm në hapësira të përbashkëta me fëmijët e tjerë
Fëmijët zakonisht në park mund të luajnë vetëm, secili në llogarinë e tij, ndërsa një fëmijë me autizëm nuk mund të bëjë diçka të tillë nëse ka fëmijë të tjerë përreth.
Nuk ndjen empati për të tjerët
Duke u rritur fëmijët fillojnë të ndiejnë keqardhje nëse dikush ndihet keq, ndërsa fëmijët autikë nuk e kanë këtë aftësi.
Nuk angazhohen në lojëra imaginare
Ndërsa shumica e fëmijëve angazhohen në lojë imagjinare në një moment, fëmijët autikë shpesh nuk e zhvillojnë dëshirën të luajnë në një botë imagjinare.
Nuk mund të flasin për ndjenjat
Fëmijët autikë nuk mund të tregojnë se çfarë i shqetëson, çfarë i gëzon dhe si ndihen.
Nuk bën dot miq
Fëmijët autikë e kanë të vështirë të ndërveprojnë me fëmijë të tjerë dhe të krijojnë shoqëri me ta.
Nuk ndjek dot udhëzime të thjeshta
Fëmijët autikë e kanë të vështirë të ndjekin udhëzime të thjeshta si drejtimi majtas, djathtas etj.
Është e vështirë të gjejnë një rrugë të mesme
Ekspertët shprehen se fëmijët autikë i shohin gjërat “bardhezi”. Për ta nuk ka rrugë të mesme.
Flasin për veten në vetën e tretë
Fëmijët me autizëm bëjnë shumë gabime gramtaikore në të folur. Ata nuk janë në gjendje të dallojnë vetën e parë nga vetat e tjera.
Bëjnë sjellje të pazakonta
Qëndrimi dhe pozicionimi i tyre është disi i çuditshëm dhe bëjnë sjellje që nuk mund t’ua merrte mendja.
Lexo edhe: Testi i shikimit zbulon autizmin ne moshe fare te vogel
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu