Fëmija gjatë një viti mund të shfaqë probleme të shpeshta me kollën dhe ndonjëherë zgjidhja mund të jetë edhe duke përdorur një shurup të përgatitur në shtëpi, pra një shurup sa më natyral. Ja disa receta që do t’ju vijnë në ndihmë për të përgatitur një shurup për kollën e fëmijës.
- Shurup me mjaltë dhe limon. Ngrohni lëngun e një limoni në flakë të ulët dhe e përzieni me një lugë vaj luledielli si edhe me gjysëm gote mjalt. E ruani në një vazo qelqi dhe e përdorni 3 herë në ditë me një lugë.
- Shurup me qepë dhe mjaltë. E prisni qepën në feta shumë të holla dhe më pas e vendosni në një enë bashkë me një lugë mjalt. E lini të pushojë për 24 orë dhe më pas e mblidhni lëngun që ka lëshuar për ta ruajtur në një enë të pastër.
- Shurup me mjaltë dhe uthull molle. Merrni një gotë me ujë dhe shtoni në të 1 lugë mjaltë si edhe 1 lugë uthull molle. E përzieni mirë dhe ja jepni fëmijës 3 herë në ditë nga 1lugë.
- Shurup me mjaltë dhe vaj ulliri. Përzieni ¾ të filxhanit të cajit me mjaltë dhe si alternativë mund të shtoni edhe: qepë, hudhër të grirë, xhinxher të grirë (një prej tyre). I lini të pushojnë për 8 orë dhe më pas shtoni lëngun e limonit si edhe vajin e ullirit. Mund ta përdorni deri në 8 javë nga përgatitja.
Lexoni edhe: 13 menyra si te qetesojme kollen tek femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu