13 menyra si te qetesojme kollen te femijet

0 0

Kolla është një shqetësim që shfaqet tek fëmija dhe që në më të shumtën e rasteve shkakton panik tek prindërit duke qënë se fëmija nuk është i qetë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.
Por çfarë është kolla?
Kolla është një mekanizëm mbrojtës i organizmit tonë që shërben për të nxjerrë jashtë materialet irrituese si për shembull mikrobet, pluhurat, tymin, mukusin.
Si të qetësojmë kollën e fëmijës?
1. Pini shumë lëngje, sidomos nëse bëhet fjalë për kollë me sekrecione. Pirja e lëngjeve të ngrohta i shkrin më me lehtësi sekrecionet dhe jep efekt zbutës për fytin e irrituar.
2. Ajrosni shpesh shtëpinë në mënyrë që të garantoni futjen e ajrit të “ri” në shtëpinë tuaj.
3. E mbani temperaturën e dhomës jo më të lartë se 20 gradë.
4. Krijoni lagështi në ajrin e dhomës nëpërmjet një lagështuesi apo thjesht duke vendosur copa të lagura në kaloriferin e shtëpisë tuaj.
5. E vendosni fëmijën të flejë me kokën më lart në mënyrë që të ndihmoni rrugët e frymëmarrjes të qëndrojnë të lira. Për këtë do të mjaftonte të vendosnit një jastëk tjetër poshtë kokës së fëmijës.
6. Bëni sa më shpesh lavazhe nazale me solucion fiziologjik.
7. Bëni banjë të ngrohtë ndërkohë që banja është pak me avull, kryesisht para gjumit,gjë e cila ka efekt zbutës ndaj kollës por edhe qetësues ndaj fëmimijës që ka pasur një ditë të lodhshme nga kolla.
8. Bëni aerosol vetëm me fiziologjik.
9. Krijoni avull me sodë bikarbonat. Këtë mund ta bëni duke vendosur të ziejë një tenxhere me ujë në zjarr dhe më pas, në momentin që uji ka vluar të hidhni një lugë sodë brenda. Merrni fëmijën dhe vendosjani kokën mbi avullin e krijuar duke ruajtur distancën e sigurisë. Kini kujdes, kjo metodë nuk duhet të përdoret tek fëmijët e vegjël, por tek fëmijët me moshë mbi 5 vjeç.
10. I jepni të pijë fëmijës një filxhan qumësht me mjaltë. Kjo është një zgjidhje e përdorur prej shumë kohësh kundër kollës. Duhet të keni kudjes për të mos e përdorur mjaltin nëse fëmija nuk ka mbushur moshën e duhur si edhe në rast se fëmija ka kollë me shumë sekrecione duhet të evitoni qumështin pasi favorizon shtimin e mukusit.
11. I jepni fëmijës shurup të bërë me mjaltë dhe limon. Këtë mund ta bëni duke hedhur në një filxhan lëngun e një gjysme limoni të ngrohtë, bashkë me një lugë të vogël vaj lule dielli dhe 3 lugë mjaltë. Përbërjen e vendosni në frigorifer dhe ja jepni fëmijës një lugë në ditë.
12. Avulli me qepë është gjithashtu shumë i mirë për të luftuar kollën. Kjo mund të bëhet duke zier disa copa qepë derisa të krijohet avull dhe më pas të vendosni tenxheren në dhomën ku do të flejë fëmija.
13. Mund të përdorni edhe një përbërje me hudhër. Këtë mund ta bëni duke fruluar 3 thelpinj hudhër bashkë me vaj ulliri të virgjër derisa të krijohet një masë homogjene dhe më pas e aplikoni mbi një copë. Copën e vendosni në gjoksin e fëmijës.

Lexoni edhe: Pergatisni nje shurup per kollen e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X