Cfare te bejme kur femija ka kolle apo dhimbje goje

0 1

Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme, të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupa të huaj etj). Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe “kollë të thatë”.
Kolla tek fëmijët, si ta qetësojmë?
Mjeku këshillon disa masa të thjeshta që vlejnë për të gjitha tipet e kollës.
• Të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta;
• Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme;
• Lirojeni nga veshja e tepruar;
• Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat;
• Për fëmijët mbi dy vjeç, keshillohet një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën dy vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.
• Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje) etj;
• Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.
Po medikamente?
Mos u jepni shumë pas tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë mos merrni antibiotikë pa u konsultuar me mjekun.
Kur duhet të lidhemi me mjekun?
Vizita duhet kryer sa më shpejt për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shenja të quajtura “shenjat e alarmit” si:
• Frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmshme;
• Kollë e forte;
• Maviosje rreth buzëve;
• Mospranim te lëngjeve;
• Sa herë dyshohet për trup të huaj.
Vizita jo urgjente duhet kryer:
• nëse kolla shoqërohet me temperaturë, mbi 3 ditë;
• kur kolla vazhdon mbi 2 javë;
• në raste kolle me dhembje të forta gjoksi;
• kur dyshohet se lidhet me ndonjë rrethanë të veçantë.
Cilat mund të jenë shkaqet?
Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëherë në mënyrë pasive “pi duhan” dhe fëmija. Shkak tjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale të veçanta. Vend të rëndësishëm dhe shpesh problematik zenë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset si edhe nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëve të frymëmarrjes, me rastet më të shumta gjatë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshës deri në 3-4 vjeç që frekuentojnë mjedise kolektive (çerdhe, kopshte etj). Kolla me sekrecione të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë mund të shkaktohet edhe nga sinuziti.
Dhimbjet e gojës. Po nëse fëmija shfaq një shqetësim të tillë?
Ndryshe nga të rriturit, fëmijët shqetësimet e gojës ose të fytit i shprehin në mënyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me moshën. Pavarësisht nga shkaku, të vegjelit grinden, qajnë dhe nuk pranojnë ushqimin, në dukje pa shkaqe, ndërsa pak më të rriturit tregojnë me gisht duke thënë se ndjejnë dhembje në vende të caktuara. Nëse vëreni probleme të kësaj natyre, sa për t’u orientuar, me bishtin e një luge kontrolloni me delikatesë hapësirën e gojës dhe të fytit për të parë ndonjë ndryshim (skuqje, plagë, gjurmë kafshimesh, fshikëza etj).
Si ta qetësojmë fëmijën kur ka dhembje goje?
Lagni gishtin tuaj me ujë frigoriferi dhe kalojeni mbi hapësirën e gojës. Dhembjet i qetëson dhe Paracetamoli, prandaj rekomandohet t’ja jepni fëmijës. Këshillohet karamele me mente ose akullore. Nëse nuk janë shkaktuar nga kafshime të mishrave të faqeve, djegie të lehta të majës së gjuhës apo dalje të dhëmbit, gjithçka mjafton me kaq. Në raste të tjera duhet të lidheni me mjekun i cili do të rekomandojë dhe mjekimin sipas shkakut.
Shkaqet
Nga ana praktike shkaqet mund të jenë: pa infeksione ose rrjedhojë e infeksioneve.
Pa infeksione
Zakonisht shkaktohet nga dalja e ndonjë dhëmbi, ushqimet e nxehta, kafshimet e përsëritura të pjesëve të brendshme të faqeve prej dëmtimeve mekanikë (lodrat e forta, rrëzimeve etj), medikamente të mbajtura pak më gjatë në gojë, marrja e ndonjë lëndë kimike ose kozmetike të përdorimit familjar etj. Në këtë grup përmblidhen dhe ndikimet e disa faktorëve të tjerë; si për shembull ajri tepër i thatë ose me shumë pluhura, qëndrimet në mjedise me tym duhani ose me ngrohje gazi, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve sidomos gjatë stinëve të nxehta, etj. Këto jo vetëm ndikojnë mbi cipat e gojës, po bëhen dhe shkak për t’u hapur rrugë infeksioneve.
Nga infeksionet
Shkaktohen kryesisht nga viruse dhe mikrobe, më rrallë nga kandida. Në këtë grup mund të përmendim: mahisjet (me ose pa qelb) e gjuhës, mishrave të gojës, dhëmbëve, fytit e bajameve.
Në gojë shihni pika ose si pllaka të bardha?
Ka mundësi të ketë prezencë mykth (në të porsalindurit) ose myk.
Dhembjet e gojës shoqërohen me jargë e skuqje të mishrave të saj?
Mund të jenë shenjat fillestare të një stomatiti.
Po del ndonjë dhëmb?
Në disa raste dalja e dhëmbit shoqërohet me dhembje.
Po kur dhembjet e gojës shoqërohen me temperaturë?
Ndoshta ka mahisje të fytit ose të bajameve (me ose pa qelb), këtë mund ta vëreni dhe vetë duke hapur gojën me bishtin e lugës.
Vëreni enjtje midis veshit dhe këndit të nofullës?
Mund të jenë shytat (shoqërohen shpesh dhe me dhembje të gojës). Dyshimet shtohen nëse 3 javët e fundit ka patur kontakt me ndonjë të sëmurë me shytat.

Lexoni edhe: 13 menyra si te qetesojme kollen te femijet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X