Të gjithë prindërit dhe personat që kujdesen për fëmijët për një kohë të caktuar duhet të njohin mirë manovrat që duhet të kryejnë për të shpëtuar një fëmijë në rast mbytje, kjo pasi sipas statistikave, rreth 27% e vdekjeve tek fëmijët 0-4 vjeç zakonisht shkaktohen pikërisht nga mbytjet.
Tashmë të parandalosh është e mundur!
Manovra më e mirë është para së gjithash të parandalosh, dhe që të jesh në gjendje ta bësh këtë duhet të kesh një edukim të përgjithshëm familjar, pra të gjithë të jenë në dijeni të praktikave parandaluese dhe shpëtuese. Këtë edukim duhet ta praktikoni edhe tek fëmijët e mëdhenj. Ata duhet të informohen nga ju në lidhje me objektet e rrezikshme që nuk duhet të fusin në gojë apo hundë, duke e bërë këtë përcaktim në bazë të vlerësimit të formës dhe përmasave. Pra, siguria e fëmijës në shtëpi mund të menaxhohet duke larguar të gjitha objektet e rrezikshme. Të qëndruarit larg sendeve të rrezikshme është rregulli i parë që shpëton jetën e fëmijës!
Si ta bëjmë të mundur këtë ndërgjegjësim familjar?
I bëni të qartë jo vetëm fëmijës tuaj më të madh por edhe të gjithë familjarëve se pavarësisht nëse ju jeni apo jo e pranishme fizikisht në shtëpi, fëmijës nuk do t’i jepen ushqime të forta apo ushqime në copa ta mëdha, karamele të forta, apo lodra të ndryshme në përmasa të vogla, me pjesë të vogla dhe të levizshme etj. I shpjegon atyre sa me rëndësi ështe kjo gjë dhe cilat janë rreziqet që paraqet e kundërta. Ata duhet të kuptojnë se parandalimi është gjëja më e mirë që mund të bëni, dhe kjo gjë mund të arrihet vetëm falë njohjes së rrezikut që disa objekte të caktuara paraqesin.
Lexo edhe: Femija po mbytet? Pese manovrat qe shpetojne jete
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu