Ja pse mund të jetë e rrezikshme marrja e suplementeve të vitaminës D

0 0

Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin sot suplemente të vitaminës D, krahasuar me 20 vite më parë por kjo mund të mos jetë gjë e mirë.

Vitamina D njihet si vitamina e diellit dhe që njerëzit ta prodhojnë atë, lëkura e tyre duhet të jetë e ekspozuar ndaj dritës së diellit. Njerëzit gjithashtu mund të marrin vitaminën D nga ushqimet si qumështi, lëngu i portokallit dhe drithërat, nga disa lloj peshqish apo edhe suplementet.

Shkencëtarët e kanë deklaruar se vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe të trurit, dhe në vitet e fundit, ata kanë thënë se kjo vitaminë mund të përdoret si një trajtim i mrekullueshëm për çdo gjë, nga dhimbjet e kokës tek sëmundjet e zemrës e deri tek gripi. Nga ana tjetër mungesa e vitaminës D lidhet me probleme të shumta shëndetësore, dhe nivelet e ulëta janë të zakonshme tek njerëzit, veçanërisht gjatë dimrit.

Për këto arsye, kompanitë e këtyre suplementeve kanë promovuar përfitimet e mundshme nga një pilulë e përditshme e vitaminës D dhe nuk është e pazakontë që mjekët t’i rekomandojnë ato për pacientë të caktuar.

Por studimet për vitaminën D nuk kanë qenë jashtëzakonisht pozitive. Një raport i Institutit të Mjekësisë 2011 arriti në përfundimin se një dozë e lartë në ditë mund të shkaktojë që të rriten nivelet e kalciumit në gjak, gjë që mund të çojë në forcim të enëve të gjakut ose indeve të buta. Studime të tjera kanë gjetur pak ose aspak përfitim, sa i përket kancerit apo rrezikut të sëmundjeve të zemrës, nga vitamina D.

Hulumtuesit në Universitetin e Minnesota School of Public Health dëshironin të shihnin nëse ka pasur një rritje të njerëzve që marrin doza të larta të vitaminës D.

Kështu u analizuan të dhënat nga afërsisht 40,000 të rritur që iu përgjigjën pyetësorëve shëndetësorë midis viteve 1999 dhe 2014. Pjesëmarrësit u pyetën për suplementet e tyre të përditshme gjatë 30 ditëve të fundit dhe iu kërkua të sillnin shishet e tyre të pilulave për të siguruar saktësinë në përgjigjet e tyre.

Dhe në vitin e parë të studimit, 1999-2000, vetëm 0.3% e pjesëmarrësve raportuan se kishin marrë vitaminë D në doza dukshëm më të larta se ajo e nevojshmja.

Deri në 2013-2014, ky numër ishte rritur në 18.2%.

Përdorimi i suplementeve të vitaminës D është rritur gjatë periudhës së studimit në shumicën e grupeve dhe etnive, për të dyja gjinitë.

Por së bashku me shqetësimet rreth niveleve të rrezikshme të kalciumit, doza e lartë e vitaminës D ka qenë gjithashtu e lidhur me rritjen e rreziqeve të frakturave të kockave apo gurëve në veshka.

Disa studime vëzhguese kanë lidhur nivelet e larta të vitaminës D me normat më të larta të kancerit të prostatës, kancerit të pankreasit dhe vdekjes së hershme.

Suplementet me vitaminë D nuk janë të rekomanduara për të rriturit e shëndetshëm të cilët nuk kanë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Lexo edhe: Vitamina D, cila eshte masa e duhur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X