Ja cfare te beni nese i porsalinduri qan pa pushim

0 0

Fëmija me anë të qarës mundohet të komunikojë me ju, të shprehë një kërkesë që ka, të tregojë se diçka e bezdis, për shembull bebelina që është bërë pis apo dëshira për të pirë qumësht. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kuptoni se çfarë fëmija është duke u mundurar t’ju “thotë”.

Përse mund të qajë një fëmijë i porsalindur?

Zakonisht, gjatë muajve të parë të jetës fëmija mund të vuajë nga dhimbjet e barkut, të cilat zakonisht shkaktojnë tek ai kriza të pangushëllueshme të qarash. Zakonisht ato manifestohen gjatë mbrëmjes. Fëmija mund të qajë dhe bërtasë me të madhe. Nëna duhet të dijë se jo gjithmonë e qara e fëmijës shkaktohet nga ndjesia e urisë dhe për këtë arsye do të ishte e gabuar t’i ofronit gjirin menjëherë për ta qetësuar.

Si të qetësojmë të qarën e fëmijës?

  • Me anën e prekjes: prekja në fytyrë, trup, një masazh qetësues, kontakti direkt lëkurë me lëkurë do ta bënte fëmijën të ndihej i sigurt. Rrahjet e zemrës së nënës do ta bënin fëmijën të ndihej si në barkun e nënës.
  • Shija: shijen e ushqimeve fëmija e ndien në barkun e nënës nëpërmjet lëngut amniotik si edhe pas lindjes nëpërmjet qumështit dhe për këtë arsye nëna duhet të vazhdojë të konsumojë të njëjtat gjëra në mënyrë që fëmija të ndihej më mirë.
  • Cuço: nëse nuk ushqeni me gji mund të provoni t’i vendosni në gojë fëmijës një çuço me aromë vanilje.
  • I flisni fëmijës: zëri juaj është shumë i dashur për të, por mos i flisni me ton të lartë. Gjithashtu kujdes edhe me zhurmat në shtëpi kjo pasi fëmijës nuk i pëlqejnë zhurmat e forta dhe direkte.
  • Mos vendosni parfum: fëmija duhet të nuhasë sa më shumë aromën tuaj, pra aromën e nënës.
  • Kontakti sy me sy: ai do ta kuptojë që ka gjithë vëmendjen e mamit dhe për këtë arsye kontakti viziv do ta qetësojë së tepërmi.

Lexoni edhe: 5 menyrat qe do te qetesojne te qarat e te porsalindurit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X