Ne te gjithe boten nenat i pergjigjen njesoj te qarave te femijes

0 0

Bebet e vogla e përdorin të qarën si një mënyrë për të komunikuar me prindërit dhe në momentin që ai e bën këtë, aktivizon trurin e nënës për t’ju përgjigjur. Në disa raste të qarat e shumta të bebes mund të përkeqësojnë simptomat e depresionit, mund të rrisin frikën e nënës në lidhje me kujdesin e saj dhe në disa raste të rralla mund të “detyrojnë” nënën të “shkundë” beben dhe kjo mund të sjellë pasoja fatale.

Sipas një studimi të kryer nga Marc Bornstein i “National Institute of child health and human developmet”, nënat nga e gjithë bota do të ishin të prirura të përgjigjeshin njësoj ndaj të qarës së fëmijës.

Si i përgjigjen konkretisht?

Ajo e merr në krahë fëmijën që qan (zakonisht brenda shumë pak sekondash) dhe fillon t’i flasë. Ky studim u krye duke përfshirë nënat nga Argjentina, Belgjika, Brazili, Kameruni, Franca, Izraeli, Italia, Japonia, Kenia, Koreja e Jugut, dhe SHBA. U morën plot 684 nëna me fëmijë deri në moshën 5 mujore. Pavarësisht kombësisë apo ngjyrës së lëkurës ato ju përgjigjën njësoj fëmijëve, pra duke e marrë në krah dhe duke i folur. Sipas tyre e qara e fëmijës do të aktivizojë në trurin e nënave atë pjesë që ka lidhje me lëvizjen dhe të folurën, prandaj nëna në të njëjtën kohë i flet fëmijës për ta ngushëlluar por edhe e merr në krahët e saj për t’i dhënë dashuri.

Ndërkohë është ende në përfundim nga i njëjti ekip në lidhje me mënyrën si baballarët i përgjigjën të qarave të fëmijës.

Lexo edhe: Roli i babait ne mbeshtetje te gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X