Uji i orizit është një përbërje që përfitohet nga zierja e orizit. Shumë nëna preferojnë të përdorim këtë ujë si një alternativë për ushqyerjen e fëmijëve para prezantimit të puresë së orizit në dietën ushqimore. Para se të filloni të përdorni këtë ujë tek fëmija juaj duhet të dini se cilat janë të mirat e tij për beben tuaj. Ja cilat janë ato:
Trajton diarrenë. Uji i orizit është një qetësues shumë i mirë i diarresë dhe problemeve gastro-intestinale, pra ai do të qetësojë edhe fecet e fëmijës. Ju duhet të zieni një filxhan lëng orizi me 3 gota ujë për 15 minuta. I jepni fëmijës 90 ml çdo 4 orë derisa simptomat të zhduken.
Trajton ekzemat. E dinit se uji i orizit trajton edhe sipmtomat e ekzemave? Tingëllon çuditshëm por është diçka e vërtetë. Nëse fëmija juaj është prekur nga dermatiti ju mund të merrni 2 gota me ujë orizi dhe t’i përzieni me ujin e banjos. Vaji që ndodhet në oriz do të ushqejë lëkurën e të voglit tuaj duke ndikuar në qetësimin e zonave të thata të lëkurës.
Lufton temperaturën. Uji i orizit mundet gjithashtu të reduktojë edhe temperaturën e bebes. Thjesht zieni orizin me 2-3 gota ujë derisa të jetë plotësisht i butë dhe më pas e kulloni. Ujin ja jepni fëmijës në doza të vogla.
I jep energji fëmijës. Nëse fëmija e konsumon atë në mënyrë të rregullt do të ndihet më energjik përgjatë lojërave të zhvilluara gjatë ditës. Gjithashtu uji i orizit është edhe lehtësisht i tretshëm.
Si ta përgatisim ujin e orizit?
Kjo është shumë e thjeshtë. Mjafton të zieni 2 lugë gjelle oriz me një gotë ujë. Pasi orizi ka zier plotësisht, e kulloni ujin dhe e holloni me ujë tjetër. Asnjëherë mos e përdorni këtë ujë si një zëvendësues të qumështit të gjirit apo formulës.
Lexoni edhe: Niseshteja e orizit, te mirat e perdorimi ne banjon e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu