Përdoret qysh në kohët antike si një produkt natyral që sjell tepër benefite edhe për lëkurën e bebes. Por cilat janë këto benefite?
Benefitet e përgjithshme
Ashtu sic dallohet edhe nga emri bëhet fjalë për një përbërje drithi, e cila mund të përdoret edhe në higjenë apo kozmetikë. Ajo ka benefite përthithëse, qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-kruarje. Pra mund të përdoret kundër lëkurës së inflamuar, në vendin e pickit të një insekti apo urtikarie, kundër skuqjeve etj.
Përdorimi në banjon e fëmijës
Mund të hidhet brenda ujit të vaskës plastike ku do të lahet fëmija që në moshë shumë të vogël. Ajo do ta mbrojë shumë mirë lëkurën e fëmijës, sidomos nëse ka skuqje dhe irritime të tjera. Ajo mund të përdoret edhe në rast se fëmija ka skuqje në zonën e bebelinës. Mos u shqetësoni pasi është tepër delikate për lëkurën. Niseshteja mund të përdoret edhe direkt në lëkurën e irrituar të zonës së bebelinës (apo diku tjetër) për të zëvendësuar pudrën, përdorimi i së cilës është tepër i rrezikshëm për rrugët e frymëmarrjes së fëmijës dhe jo vetëm.
Niseshteja është gjithashtu edhe një rregullues shumë i mirë edhe i problemit të djersëve, e cila edhe do ta freskojë lëkurën. Kujdes! Nëse fëmija ka lëkurë shumë të thatë nuk duhet të përdoret pa marrë më parë mendimin e mjekut. Do t’ju këshillonim të zgjidhnit një që të ishte sa më e hollë, e cila mund të gjendet në dyqanet bimore (në disa raste edhe në supërmarket apo farmaci).
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu