Ja cfare ndodh ndersa mbani femijen ne krahe

0 0

Të mbajturit në krah të fëmijës i jep atij siguri dhe stabilitet, kjo pasi ai kërkon mbështetje nga prindërit. Pra marrja në krahë e fëmijës është një nevojë fiziologjike dhe natyrale, shumë e rëndësishme për mirëqënien psikologjike të fëmijës.

Por a e dini se çfarë ndodh ndërsa e mbani atë në krahë?

  • Fëmija merr siguri dhe qetësohet

Sidomos gjatë 3 viteve të para të jetës fëmija kërkon kontaktin fizik në mënyrë që të ndihet më i qetë dhe më i sigurt. Megithatë sigurisht që nuk duhet të abuzoni duke e mbajtur fëmijën gjithë kohën në krah.

  • Rritet marrëdhënia fizike midis nënës dhe fëmijës

Kontakti fizik i fëmijës me nënën është jetik pasi ka dalë nga barku i saj, madje gjatë periudhës pas lindjes, kontakti lëkurë me lëkurë me nënën krahasohet për nga rëndësia me ushqyerjen e fëmijës. Fëmija duhet të ndiejë në çdo moment prezencën tuaj.

  • Përfitime edhe në shendetin dhe inteligjencën e fëmijës

Sipas një studimi kolumbian, kontakti me fëmijën gjatë mbajtjes në krahë përmirëson shëdetin intelektual të tij, e bën atë më pak agresiv si edhe më tepër aktiv. Gjithashtu, përkëdhelja e fëmijës në këtë kohë jep efekte mirëqënie në një periudhë të gjatë kohore.

  • Mësoni si të interpretoni të qarën e fëmijës

Fëmija komunikon nëpërmjet të qarës dhe duke e marrë në krah do të kuptoni kur bëhet fjalë për një nevojë dhe kur bëhet fjalë për një kapriçio.

  • Jep përfitime edhe në sistemin e tretjes

Duke e mbajtur fëmijën në krahë në mënyrë të drejtë, të mbështetur mirë pas trupit tuaj, fëmija do ta tresë më me lehtësi ushqimin. Në këtë mënyrë ai do të gromësijë më mirë, duke ulur simptomat e refluksit dhe kolikave.

Lexoni edhe: Si te mbajme ne krah te porsalindurin? 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X