I mbijeton përdhunimit dhe kancerit të gjirit: Të jesh grua është përtej formave trupore

0 0

 

Fjala që do të përshkruante më saktë personazhin e historisë në fjalë, Dominique Mitchell, është padyshim fjala “e mbjijetuara”.  Shumë vite më parë, në rininë e saj, ajo ia ka dalë t’i mbijetojë abuzimit seksual që është bërë me të, ndërsa së fundmi jeta e ka detyruar t’i mbijetojë një sëmundjeje tejet të vështirë kancerit të gjirit.

Si nënë beqare, beteja e saj ishte edhe më e vështirë se raste të tjera që mund të keni dëgjuar. Ajo duhet të luftonte për veten dhe për dy fëmijët, për të mos i lënë fare të pambrojtur.

Sigurisht, disa momente ishin më të vështira se të tjerët. Por ajo e dinte se duhej të ishte e fortë dhe kurrë nuk mund ta linte vetëbesimin e saj përtokë.

“Ka pasur ditë që kam shkrepur 100 foto të vetes sime. Sepse 99 prej tyre janë dukur keq, dukej se diçka nuk shkonte me mua dhe nuk jam lodhur deri në foton e 100, për t’u dukur e gëzuar. Unë dal para pasyqrës dhe nuk dua të dukem shëmtuar, prandaj përpiqem gjithmonë të gjej forcë dhe të dukem mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh e fortë, por duhet.

Një ditë unë përqafova gjithë plagët e mia dhe i thashë vetes se mundem. I kam premtuar vetes që ta pranoj dhe ta dua  veten siç jam, edhe pa gjinjtë e mi. Nuk duhet të jemi seksi për askënd. Të qenit grua është përtej formave trupore apo mënyrës së veshjes”.

Qëllimi i saj është të ndihmojë gratë e tjera që gjenden në të njëjtën situatë.

“Unë ia dola, tani e kam gjetur veten dhe s’ka gjë që më ndalon”.

Lexo edhe: Si mund te zbulohet kanceri i gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X