Hapat për të rigjetur veten pas lindjes

0 0

Pas lindjes së fëmijës, një nga sfidat më të mëdha për nënën e re është të rigjejë veten, të rikthehet në formën siç ka qenë më parë. Megjithatë duhet pranuar se një fëmijë e ndryshon një grua përgjithmonë dhe ajo “kurrë” më nuk do të jetë njësoj si pa fëmijë, megjithatë ka shumë hapa që duhet të ndërmarrë për ta bërë veten prioritet.

Hapat për të rigjetur veten pas lindjes

  1. Planifiko vaktet për veten

Nënat me fëmijë të vegjël shqetësohen gjithmonë për oraret dhe ushqimin e fëmijëve por kurrë për veten. Ato përfundojnë duke ngrënë pasi kanë bërë gjithçka tjetër dhe nëse ju tepron kohë. Kjo gjë duhet të ndryshojë.

  1. Lëviz

Zbuloni cili është aktivitieti juaj i preferuar dhe praktikojeni sa më shumë. Mund të jetë palestër, ushtrime në shtëpi, vrap. Çfarëdo qoftë praktikojeni për të vënë trupin dhe mendjen në punë.

  1. Dil jashtë

Ajri i freskët ju ndihmon aq shumë.

  1. Gjej kohë për gjërat që të interesojnë

Një nënë mund ta kalojë shumë lehtë kohën e fiksuar pas fëmijës, por kjo nuk mund të jetë gjithmonë kështu. Leximi i një libri, dëgjimi i muzikës, një film i preferuar duhet të zënë vend në axhendën e ditës suaj.

  1. Gjej shoqe me të njëjtat interesa

Filloni të bëni më shumë shoqëri me nëna që janë të stade të ngjashme me ju në mënyrë që të ndani shqetësimet, përvojat, pasiguritë me njëra-tjetrën.

  1. Kushtojini rëndësi marrëdhënies me partnerin

Është kaq e lehtë që pas lindjes së fëmijës, ju dhe partneri të bëheni thjesht shokë. Por duhet të përpiqeni më shumë të mbani gjallë pasionin mes jush.

Lexo edhe: 7 menyra per t’u ndier te bukura pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X