Ju nuk keni nevojë të mbani dieta jo të shëndetshme për të rënë nga pesha pas lindjes. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të eleminoni kaloritë e panevojshme. Shpesh ushqimet me shumë kalori përmbajnë shumë yndyrna dhe sheqerna të dëmshëm. Këtu do të përfshinim kekun, biskotat industriale, ëmbëlsirat, pijet me gaz dhe alkooliket, fast-foodi dhe picat etj.
Humbni peshën tuaj duke:
• Konsumuar sa më shumë ushqime të tilla si: mishi, pula, fasulet, qumështi, kosi dhe djathi. Mos harroni peshkun.
• Hani fruta ndërmjet vakteve. Ato do të jenë të përkryera edhe nëse ushqeni me gji. Eleminoni të gjitha ushqimet industriale.
• Ushqeni sa më gjatë me gji. Ky proçes do t’ju bëjë të harxhoni shumë kalori në ditë.
• Pini sa më shumë ujë. Duhet të pini esëll në mëngjes, para çdo vakti, para dhe pasi të ushqeni fëmijën me gji dhe në çdo moment tjetër të ditës.
• Ecni të paktën 30 minuta në ditë. Aktiviteti fizik është një aleat shumë i mirë dhe këtë mund ta bëni edhe ndërsa shëtisni me fëmijën tuaj me karrocë.
• Përpiquni të flini mjaftueshëm gjumë. Edhe nëse nuk mund ta bëni gjatë natës, përpiquni të rikuperoni edhe gjatë ditës. Në lidhje me këtë do t’ju ndihmonte edhe vendosja e një rutine ndaj bebes.
• Hani 5 vakte të rregullta dhe në sasi jo të madhe. Edhe nëse ushqeni me gji nuk duhet ta teproni. Rëndësi ka cilësia e ushqimit dhe jo sasia.
• Bëni durim. Ju nuk duhet të stresoheni duke menduar gjithmonë për peshën tuaj. Mbani mend se trupi juaj nuk do të kthehet menjëherë në gjendjen e tij të mëparshme.
• Nëse mendoni se nuk po ja dilni kërkoni ndihmë tek një dietologe e cila mund të përshtasë dietën tuaj ushqimore me gjidhënien, duke ju bërë të eleminoni kaloritë e tepërta.
Lexoni edhe: 3 gjerat qe duhet te keni kujdes pas lindjes
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu