Ju mund të mendoni se pirja e urinës tingëllon si një shaka pa kripë, por një instruktore e jogës, 33-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar pretendon se e bën këtë çdo mëngjes dhe thotë se i ka lehtësuar dhimbjet kronike, ka rritur sistemin e saj imunitar dhe i ka pastruar fytyrën. Kayleigh Oakley ka trajtuar një sistem imunitar të dobësuar që nga fëmijëria, dhe në adoleshencë, ajo u diagnostikua me sëmundjen autoimune Hashimoto, duke bërë që të kishte një tiroide jo aktive.
Ajo gjithashtu vuan nga fibromyalgia kronike, ose dhimbja kronike e muskujve. Pasi dëgjoi rreth terapisë së urinës dy vjet më parë, Oakley vendosi ta merrte këtë hap. Ajo tani pi çdo ditë një gotë me urinën e saj dhe gjithashtu e aplikon në fytyrë. Oakley thotë se e pi urinën, duke shmangur pjesën e fillimit dhe fundit, pasi ajo përmban toksina.
Ajo thotë se problemet shëndetësore u larguan pasi filloi të pinte urinë dhe ndihej si e transformuar në mënyrë të menjëhershme.
Pavarësisht dëshmisë së saj, është ë rëndësishme të dini se ka shumë pak prova se pirja e urinës suaj është e dobishme për shëndetin.
Madje, studimet e fundit tregojnë se urina që del nga trupi juaj ka shumë mundësi për rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nëse e konsumoni ose aplikoni në lëkurë, mund të merrni infeksion.
Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje të mos e provoni diçka të tillë, pasi ka mënyra më të shëndetshme për të luftuar sëmundjet dhe për të përforcuar sistemin imunitar.
Lexo edhe: Pse urina ime ka arome kokoshkash?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu