Infeksionet urinare ne shtatzani

0 1

Ashtu si çdo infeksion tjetër në shtatzani, edhe infeksioni urinar është shumë i shpeshtë. Gruaja shtatzanë duhet të kryejë disa analiza me anën e të cilave mjeku gjinekolog do të diagnostikojë problemin dhe më pas do të përshkruajë një kurë me antibiotikë.

Infeksioni urinar duhet patjetër të trajtohet, pasi në të kundërt mund të shkaktojë infeksion në veshkë. Veshkat janë organet në të cilat prodhohet urina. Më pas, ajo del jashtë në mënyrë të vullnetshme nëpërmjet kanalit të uretrës.

Si shkaktohen infeksionet urinare gjatë shtatzanisë?
Në më të shumtën e rasteve infeksionet urinare shkaktohen nga disa mikrobe të cilat vijnë nga zorrët. Ato “migrojnë” nga anusi drejt uretrës dhe fshikëzës së urinës, për t’u futur më pas në sistemin urinar. Pasi ato janë futur shumohen dhe infektojnë mukozën e organeve që marrin pjesë në procesin e urinimit.
Uretra ( kanali nëpërmjet të cilit urina del jashtë ) tek femrat është më e shkurtër dhe për këtë arsye infeksionet urinare janë më të shpeshta se tek meshkujt. Por, cfarë ndodh gjatë shtatëzanisë? Pse infeksionet janë edhe më të shpeshta? E gjithë kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve të cilat ulin fluksin e urinimit të gruas.

Si ndikon infeksioni urinar në shtatzani?
Infeksionet urinare duhet të trajtohen me medikamentet e duhura gjatë shtatzanisë, kjo jo vetëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit në veshka, por për të shmangur probleme edhe më të mëdha. Por, cfarë janë këto probleme? Infeksionet urinare gjatë shtatzanisë, në disa raste shkaktojnë kontraktime në uterus ( mitër ), dhe për pasojë shtatzania do të përfundonte në abort ose në lindje të parakohshme të fëmijës.

Cilat janë simptomat e infeksioneve urinare gjatë shtatzanisë?
Infeksionet urinare i kemi disa llojesh dhe secili prej tyre ka simptomat e veta:
Infeksioni i fshikëzës së urinës, i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzanisë. Ai shoqërohet me djegie dhe dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut;
Infeksioni i veshkave shfaqet më rrallë, por është më problematik. Ai shoqërohet me dhimbje të kurrizit gjatë urinimit, diarre, gjak në urinë;
Bakteria asimptomatike është një formë e lehtë e infeksionit, e cila nuk shfaq simptoma tek gruaja pavarësisht se bakteriet janë futur në sistemin urinar.

Si bëhet diagnostikimi i infeksioneve urinare gjatë shtatzanisë?
Gruaja shtatzane duhet të bëjë analizën e urinës në çdo tremujor dhe mbjelljen e urinës nëse në analizë evidentohen bakterie. Më pas ajo duhet t’i nënshtrohet trajtimit me antibiotik.

Si të kurojmë infeksionet urinare?
Antibiotikët që luftojnë infeksionet urinare janë të shumtë dhe llojin që gruaja duhet të përdorë e specifikon mjeku pasi ka marrë në dorë analizat. Marrja e këtij medikamenti nuk është e dëmshme për bebin. Një medikament tjetër shoqërues që jepet nëse gruaja diagnostikohet me infeksion urinar është Buskopani, i cili qetëson dhimbjet.

Po lëngjet?
Pirja e një sasie të konsiderueshme lëngjesh, sidomos ujit do të kishte përfitime jo vetëm për shtatzaninë në përgjithësi, por edhe për infeksionin urinar në vecanti. Kjo pasi do të sigurohej një urimim më i shpeshtë dhe për pasojë urina do të pastrohej.

Lexoni edhe: Infeksionet vaginale gjate shtatzanise




  1. Infeksionet urinare ne shtatzani – Pergrate

    […] Infeksionet urinare ne shtatzani ||kliko ketu per te lexuar […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dr. Marjeta Boraj flet për...

Gjinekologia nga Spitali i Vlorës ka folur për eksperiencën e saj të gjatë dhe ka shpjeguar cilat janë çrregullimet gjenetike që ka hasur ndër vite dhe mënyrat me efektive për...

Pse Nifty plus? Çfarë bën...

Testi Nifty plus është test i sigurt prenatal, joinvaziv. Saktësia është më e lartë se 99% për zbulimin e tri trisomive më të shpeshta- Sindroma Down, Edwards dhe Patau. Edhe...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Cilat janë grupet e grave...

Bazuar në rëndësinë e marrjes së vendimeve të duhura në kohën e duhur por nga ana tjetër për të mundësuar një gjendje psikologjike dhe emocionale sa më të qetë, në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X