Infeksionet urinare gjate shtatezanise

0 0

Cfarë është cistiti gjatë shtatëzanisë?
Cistiti është një inflamacion i rrugëve urinare, i cili shkakton djegie dhe bezdi shumë të mëdha gjatë urinimit. Escherichia coli cistite është shkaktari kryesor i këtij problemi, i cili është një bakter që ndodhet në zorrët e organizmit dhe që në gjendje normale të florës bakteriale rri në gjendje “qetësie”.
Përse prek më tepër gratë?
Kjo ndodh sepse fshikëza e urinës tek gratë ndodhet shumë pranë zonës ku jeton ky bakter, por në të vërtetë shkaktar për shfaqjen e këtij infeksioni është edhe candida. Kjo sëmundje varet edhe nga kërpudha që zhvillohet në momentin që sistemi imunitar dobësohet. Infeksioni urinar (cistiti), nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment, kjo pasi mund të shkaktojë kontraksione në mitër si edhe probleme tek veshkat e gruas.
Cilat janë simptomat?
Një ndër shenjat më të shpeshta dhe të dallueshme është djegia gjatë urinimit, gjë e cila rrit nevojën për të urinuar, por ul sasinë e lëngjeve të dala jashtë trupit. Nëse cistiti ka prekur edhe veshkat gjatë urinimit do të vihet re edhe një gjakderdhje e lehtë, dhimbje si edhe temperaturë më të lartë se zakonisht. Është shumë e rëndësishme që gjatë shtatëzanisë të kryhet analiza e urinës në mënyrë të rregullt (1 herë në muaj), kjo pasi cistiti në disa raste mund të jetë edhe asimptomatik (pa asnjë simptomë).
Si ta trajtojmë?
Mjeku do të jetë ai që do të bëjë përshkrimin e mjekimit në varësi të ecurisë së sëmundjes, megjithatë ju duhet të kujdeseni të pini sasi shumë të mëdha uji gjatë ditës. Gjithashtu duhet të mbani një higjenë shumë të mirë intime, duhet të urinoni në mënyrë të rregullt dhe të mos e mbani urinën në fshikëz për një kohë të gjatë, mbani nën kontroll konstipacionin duke ndjekur një dietë shumë të shëndetshme ushqimore.
Çfarë duhet të konsumojmë?
Jo vetëm në rast se do të vuani nga cistiti, por gjatë gjithë shtatëzanisë duhet të konsumoni ushqime me sasi shumë të vogël kripe. Gjithashtu duhet të evitoni ushqimet pikante, kafenë, çokollatën, erëzat dhe sigurisht që pijet alkolike. Këshillohet të konsumoni kos dhe drithëra.

Lexoni edhe: Pasojat e infeksioneve urinare tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X