Gripi mund të jetë një faktor për vdekjet nga sëmundjet e veshkave

0 0

Gripi sezonal dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për pacientët që kanë probleme të veshkave, thonë studiuesit.

Një studim i ri zbuloi se sëmundjet e ngjashme me gripin mund të kontribuojnë në më shumë se 1000 vdekje në mesin e pacientëve me probleme të veshkave çdo vit. Këto sëmundje përfshijnë infeksione potencialisht serioze të traktit të frymëmarrjes të shkaktuara nga gripi dhe viruse të tjera.

Sipas autorëve të studimit, normat e vdekshmërisë në mesin e pacientëve me probleme të veshkave janë të larta dhe kanë luhatje sezonale. Përveç kësaj, ata vunë në dukje se sëmundjet e ngjashme me gripin ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek njerëzit e prekur, si tek ata me sëmundje të veshkave duke arritur kulmin gjatë muajve të ftohtë.

Shkalla në të cilën këto sëmundje të ngjashme me gripin kontribuojnë në vdekjen e pacientëve me probleme në veshka ishte e paqartë, kështu që kërkuesit vendosën të hetojnë lidhjen.

Studimi u zgjat për 14 vite ku ekipi analizoi të dhënat për të përcaktuar sëmundjet e ngjashme me gripin dhe normat e vdekjeve nga sëmundjet në çdo tremujor të vitit. Sezoni i gripit ndodh në tremujorin e katërt të çdo viti dhe tremujorin e parë të vitit vijues.

Në tremujorin e katërt, një rritje prej 1% në sëmundjet e ngjashme me gripin u shoqërua me një rritje prej 1.5% të vdekjeve në mesin e pacientëve me problemeve të veshkave, krahasuar me normën mesatare të vdekjeve në tremujorin e tretë (gjatë verës).

Zbulimet theksojnë rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të ngjashme me atë të gripit në pacientët me probleme të veshkave.

“Edhe nëse sëmundjet si gripi nuk mund të jenë shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes tek pacientët me probleme të veshkave, ato mund të kontribuojnë në shkaqe të tjera të vdekjeve, për shembull, pacientët me sëmundje të ngjashme me gripin mund të përjetojnë një gjendje inflamimi akut, infeksione të tjera ose ngjarje kardiovaskulare”, shpjegoi autori i këtij studimi.

Lexo edhe: Si ta parandaloj perhapjen e gripit ne familje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X