Çfarë duhet të dini për gripin këtë sezon?

0 0

 

Të sëmurët me grip janë shtuar ndjeshëm muajin e kaluar, ku qendrat shëndetësore dhe pavionet e Spitalit Infektiv janë tejmbushur.

Vaksina është mënyra më e mirë për të shmangur gripin

Gripi i përphapur masivisht këtë vit është ai i quajtur H1N1, i cili në rastet më të përkeqësuara mund të kthehet në H3N2 që është shumë i rëndë. Sipas ekspertëve amerikanë të shëndetësisë, vaksina e këtij viti rezulton të jetë shumëefektive. “Në mënyrë tipike, H3N2 është veçanërisht virulent dhe vaksinat që synojnë atë janë më pak efektive sesa ato që synojnë lloje të tjera, kështu që infeksionet H3N2 kanë tendencë të jenë më të ashpra”, tha Dr. David Mushatt, specialist i sëmundjes infektive dhe shef i sektorit të sëmundjeve infektive në Universitetin Tulane. “Pra, nëse H1N1 vazhdon të jetë lloji mbizotërues i këtij viti, ndryshe nga viti i kaluar, atëherë do të jetë një sezon gripi më pak i rëndë”. Nuk është tepër vonë për të marrë vaksinën, e cila është mënyra më e mirë e mbrojtjes kundër gripit. “Ka shumë përfitime nga vaksinimi, duke përfshirë reduktimin e rrezikut të sëmundjes së gripit, vizitave të mjekut, shtrimit në spital dhe madje edhe vdekjes tek fëmijët. Vaksinimi i gripit gjithashtu është treguar të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjeve tek njerëzit që bëjnë vaksina, por ende sëmuren. Edhe nëse tashmë keni kaluar gripin këtë sezon, bërja e vaksinës sapo të shëroheni do t’ju ndihmojë të mbroheni për më pas, sepse është e mundur të merrni gripin më shumë se një herë në sezon”.

Çfarë duhet të bëni nëse filloni të keni simptoma

Nëse filloni të përjetoni simptoma të gripit, është e rëndësishme që të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur. “Nëse zhvilloni simptoma të gripit – siç është temperaura, dobësia, ethet dhe dhimbjet, është më mirë të filloni një mjekim antiviral brenda 24 deri në 48 orë”, tha Mushatt. Sa më shpejt që të filloni të merrni antivirale, aq më shumë përfitim do t’ju keni prej tyre.

“Sa më gjatë që prisni, aq më shumë dëme bën virusi i gripit në trupin tuaj dhe aq më shumë antiviralëve u duhet ta arrijnë”, tha ai.

Përveç kësaj, mjekët rekomandojnë që të qëndroni në shtëpi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të gripit. Pushoni shumë, qëndroni të hidratuar dhe merrni medikamente për temperaturën dhe dhimbjet.

Lexo edhe: Si mund te mos ia ngjis gripin foshnjes nderkohe qe e kam ne gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X