Gratë që jetojnë në zonat rurale mund të kalojnë më vonë në menopauzë sesa ato që jetojnë në qytete të mëdha, ja pse…

Të jetosh në fshat mund të vonojë menopauzën për më shumë se një vit, thotë një studim.




0 1

Shkencëtarët zbuluan se gratë që rrethoheshin nga hapësira të gjelbra, kalonin përmes ndryshimit në menopauzë mesatarisht 16 muaj më vonë.

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Bergenit në Norvegji besojnë se vonesa mund të lidhet me nivelet më të ulëta të stresit.

Ata thanë se studimi, bazuar në të dhënat e pothuajse 2,000 grave, ishte i pari që zbuloi një lidhje midis hapësirës së gjelbër dhe menopauzës.

Ekipi pretendon se ka probleme më të mëdha se kaq, pasi kalimi i hershëm në fazën e menopauzës mund t’i vendosë gratë në një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës ose dobësisë së kockave.

Sipas raporteve tek gratë që jetonin në zona të ndotura ose punonin me turne gjatë natës, rezultonte se ato ishin të prirura që të kalonin në menopauzë më shpejt.

Kërkuesit nga e gjithë Evropa, të udhëhequr nga Dr. Kai Triebner në Universitetin e Bergenit, analizuan të dhënat shëndetësore të 1.955 grave mbi 20 vjeç.

Studimi filloi në 1990 dhe i anketoi gratë përsëri midis 1999 dhe 2001 dhe 2010 dhe 2013.

U zbulua se gratë që jetonin në hapësira të mëdha të gjelbra, e përjetuan menopauzën, mesatarisht në moshën 51.7 vjeç.

Ndërsa atyre që jetonin në hapësira më të vogla të gjelbra, u ndalonin menstruacionet pothuajse një vit e gjysmë më herët, mesatarisht në moshën 50.3 vjeç.

Sipas studiuesve kjo lidhet me nivelet më të larta të stresit që mund të shkaktojnë menopauzën e hershme, dhe jeta në zona rurale i bën njerëzit më pak të stresuar.

Ata e shpjeguan këtë për sa i përket një hormoni të quajtur oestradiol, i cili është dukshëm më i ulët tek gratë që në menopauzë, dhe hormonit të stresit, kortizolit.

Studiuesit shkruan: Stresi te njerëzit pasqyrohet nga një nivel i lartë i kortizolit, i cili zvogëlohet nga ekspozimi ndaj hapësirës së gjelbër.

Ata shtuan se hapësirat e gjelbra kanë qenë të lidhura edhe me uljen e rrezikut të depresionit dhe gjithashtu një ndikim të ulët ka edhe ndotja.

Menopauza është koha kur gratë ndalojnë lëshimin e vezëve nga vezoret e tyre.

Lexo edhe: Cilat janë shenjat e menopauzës?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X