Gjoksi i gruas, ja si e ndryshon shtatzania dhe lindja

0 0

Mos u shqetësoni nëse në shtatzani do të shikoni rrjedhje nga gjinjtë tuaj, është shumë normale sepse ai përgatitet për të ushqyer me gji. Ndërkohë edhe nëse nuk ju ndodh diçka e tillë nuk duhet ta konsideroni si diçka që do të pengojë ushqyerjen me gji. Të mos harrojmë se çdo grua ka ndryshimet dhe zhvillimet individuale edhe gjatë 9 muajve të shtatzanisë.

Ndërkohë ja cilat janë ndryshimet e tjera që gjinjtë tuaj pësojnë…
Gjoksi juaj do të ngrihet lart. Kjo do të ndodhë si pasojë e tërheqjes së ligamenteve në zonën e gjoksit.
• Do të shfaqen shenja mbi lëkurë. Shkaktohet nga mungesa e kolagjenit si edhe elastinës në lëkurën tuaj. Kjo është diçka gjenetike, megjithatë mund ta ndihmoni lëkurën tuaj duke përdorur vaj kokosi si edhe vitaminë E.
• Një gjoks do të jetë më i madh se tjetri. Gjoksi të cilin fëmija do ta preferojë më shumë do të ketë përmasë më të madhe, po ashtu edhe thithi.
• Kur fëmija qan gjoksi do të rrjedh. E keni vënë re këtë dukuri? Është shumë normale. Po ashtu edhe rrjedhja e gjinjve ndërsa ëndërroni për fëmijën, nuhasni aromën e tij, shikoni ujin që rrjedh apo kryeni marrëdhënie seksuale.
Gjoksi zgjerohet ose tkurret. Kjo varet nga disa faktorë ku mund të përmendim edhe moshën. Nëse gruaja është bërë nënë në moshë të re gjoksi do të jetë më i gjerë se para shtatzanisë për shkak se tek ajo gjinjtë janë ndikuar më pak nga shtimi në peshë.
• Gjinjtë do të jenë më pak voluminozë. Pra ato do të jetë disi më të varura sidomos pas gjidhënies, por të mos harrojmë se ky proçes e mbron gruan nga kanceri i gjirit.

Lexoni edhe: Dhimbjet e gjoksit, ja cfare te beni

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X