Marrëdhënia e burrave me gjoksin e femrave është disi më e komplikuar nga sa ne mendojmë. Sipas një studimi, mënyra si mashkulli e percepton gjoksin e femrave tregon nëse ai është i varfër, i uritur, etj. Por gjithsesi gjinjtë nuk mund të jenë të një madhësie dhe forme unike, prandaj nëpërmjet preferencës së tyre le të njohim më mirë meshkujt!
Lidhja mes meshkujve dhe gjoksit të femrave
-
Madhësia nuk ka aq rëndësi sa mendoni ju. Sipas analizave të fundit, gjoksi i madh pëlqehet nga burrat, por që gjithsesi ndër më të preferuarit dhe që konsiderohen më seksi janë gjinjtë mesatarë.
-
Preferenca në lidhje me madhësinë e gjoksit tregon edhe nivelin e pasurisë së mashkullit. Sipas një studimi të publikuar në “The journal of socio-economics”, burrat me të ardhura financiare të vogla preferojnë gjinjtë e mëdhenj, ndërsa burrat me të ardhura të mira preferojnë një gjoks të vogël.
-
Preferencat e gjoksit janë të lidhura edhe me urinë. Mos u shqetësoni, nuk do t’ju kërkojë askush të ushqeni partnerin tuaj me gji! Studimet tregojnë se në momentin që burrat janë të uritur do t’ju duket më seksi një gjoks i madh dhe anasjelltas.
-
Ka lidhje edhe me jetëgjatësinë e njeriut. Një studim i kryer në vitin 2012 në Gjermani na tregon se për meshkujt do të ketë ndikim pozitiv në shëndetin kardiovaskular nëse do të shikojnë gjoksin e partneres për 10 minuta në ditë.
-
Gjoksi i madh ka lidhje edhe me dëshirën për të qënë baba. Sipas studimeve burrat që nuk kanë fëmijë por e duan një, preferojnë më tepër gjoksin e madh, dhe e kundërta.
Interesante apo jo?
Lexoni edhe:
https://www.pernenat.al/keshilla-qe-do-tju-ndihmojne-te-mbani-gjoksin-te-tonifikuar/
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu