Gjinjtë dhe thithat janë një zonë që pësojnë shumë ndryshime në shtatzani dhe për pasojë do të jenë tepër të ndjeshëm. Gjatë kësaj periudhe gruaja duhet të tregojë kujdesin e duhur për të duke qënë se nëpërmjet tij do të ushqehet fëmija. Që në momentet e para të shtatzanisë ai do të shfaqet më i fortë, me ngjyrë më të errët, me volum më të madh si edhe me zmadhim të areolës.
Kujdes nga irritimet
Nëse thithat do të jenë vazhdimisht të fortë, do të preken vazhdimisht pas veshjeve dhe kështu do të shkaktojnë dhimbje. Në këtë rast duhet të përdorni diçka natyrale për të mbajtur sa më mirë thithat e gjinjve tuaj.
Si duhet të veprojmë?
Mund të përdorni vajra të ndryshëm si: vaji i ullirit (më pak efikasi), vaji i jojobës i cili ka veti zbutëse, vaji i bajames për përdorim specifik për gjirin. Këto vajra mund të përdoren në mëngjes dhe mbrëmje për masazh. Veshjet intime duhet të jenë jo të ngushta, dhe të tilla të jenë edhe të sipërmet.
Kujdes me materialin e veshjeve intime
Nuk është momenti i duhur të përdorni lloj llj materialesh apo ngjyrash. Për më shumë shëndet të gjoksit si edhe rehati, gjatë shtatzanisë do t’ju këshillonim veshje pambuku. Ato duhet të lahen me shumë pak detergjent dhe të shpëlahen mirë. Higjena duhet të jetë maksimale.
Po higjena e gjinjve?
Higjena duhet të jetë shumë e mirë, por kujdes me detergjentët. Hiqni dorë nga sapunët dhe shampot agresive. Shplarja me ujë të vakët gjatë ditës do të ishte e mjaftueshme. Mos përdorni produkte që nuk kanë cilësi apo që nuk keni informacion në lidhje me përmbatjen e tyre.
Lexo edhe: Ja si ndikojne recipetat ne shendetin e gjoksit
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu