Çfarë reçipetash na nevojiten gjatë periudhës së ushqyerjes me gji?
Gjatë gjidhënies gjoksi juaj ndryshon shumë, bëhet më i butë, rrjedh më shumë, rritet e tkurret në mënyrë konstante. Një gjoks më i madh ka nevojë për mbështetje, sidomos gjatë gjidhënies. Ndaj ne kemi sjellë listen me 5 modelet më të mira sipas “Expressing-mama.com”
1. Sutjenat e përditshme
Gjatë gjidhënies gjoksi juaj ndonjëherë nuk do të ndihet “rehat”, kështu që ju nuk do të donit që sutjenat tuaja ta përkeqësojnë këtë problem. Sutjenat e përditshme të gjidhënies duhet të jenë të rehatshme në mënyrë që ju t’i mbani veshur gjatë gjithë ditës. Ato duhet të jenë të buta dhe të kenë elasticitetin e nevojshëm që t’ju lejojnë të merrni frymë pa vështirësi. Për këto arsye, zgjedhja e tyre ishte ky model nga marka “Bravado”, të cilat përbehen nga një material i butë dhe elastik i cili nuk e irriton gjoksin.
2. Sutjenat mbështetëse
Pas lindjes gjoksi juaj do të bëhet më i rëndë, ndaj do t’ju duhet mbështetje në mënyrë që mos të dëmtoni shpinën dhe indet e buta të gjoksit. Sutjenat me tela janë ideale për këtë gjë. Këto sutjena do të sigurojnë një strukturë e cila do të mbështesë gjoksin tuaj të madh pa dëmtuar shpinën. Për këtë arsye modeli që u përzgjodh është ky që ofrohet nga marka “Anita”.
3. Sutjenat e gjumit
Gjoksi i madh mund të vështirësojë disi gjumin tuaj, ndaj do t’ju nevojiten një palë sutjena të cilat do të ofrojnë një mbështetje të lehtë për gjoksin tuaj teksa ju flini. Por gjithashtu këto sutjena duhet t’ju mundësojnë të ushqeni më lehtë vogëlushët tuaj gjatë natës. Ndaj është zgjedhur një model të tillë nga marka “Kindred Beverly”, me peshë më të lehtë dhe absolutisht më të rehatshme në mënyrë që t’ju lejojë të ushqeni vogëlushin tuaj pa u munduar shumë.
4. Sutjena të bukura
Mund të jetë vërtet e vështirë të gjeni sytjena të bukura për një gjoks të madh, pasi zakonisht ato janë të përbëra nga një material mbështetës i fortë me tela dhe me rripa të trashë.
Gjithsesi janë disa marka të tilla si “Cake”dhe “Hot Milk” të cilat po mundohen t’i bëjnë sytjenat e gjidhënies gjithmonë edhe më tërheqëse. Ndaj është zgjedhur një model të tillë nga “Hot Milk” të cilat ofrojnë gjithçka që ju nevojitet për gjoksin tuaj të madh gjatë gjidhënies por në të njëjtë kohë janë estetikisht shumë të bukura dhe tërheqëse.
5. Sutjenat sportive
Pas lindjes shumë gra dëshirojnë të fillojnë menjëherë ushtrimet fizike për të rifituar formën e mëparshme fizike. Ndaj ju nevojiten një palë sytjena sportive të cilat ju ofrojnë mbështetjen e duhur gjatë vrapimit dhe nuk e irritojnë lëkurën tuaj kur lëvizni dhe pasi të keni djersitur. Kjo është aryeja e zgjedhjes së një model të tillë, të markës “ Cake” e cila ofron gjithçka që ju nevojitet gjatë aktiviteteve tuaja sportive.
Lexoni dhe: Ja si ndikojne recipetat ne shendetin e gjoksit
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu