Frutat që nuk duhet t’i ruani në frigorifer

0 0

Nëse ju mendoni se futja e frutave tuaja në frigorifer është një ide e mrekullueshme, gaboheni. Kjo pasi ka disa fruta të caktuara që mund të dëmtohen nga frigoriferi, dhe ato është e këshillueshme të lihen jashtë tij.

Ja cilat janë këto fruta:

Qershitë. Ka një bërthamë të madhe në çdo qershi dhe bërthamat mund të thithin temperaturën e ftohtë brenda frigoriferit tuaj. Si rezultat, qershitë që ftohen mund të dëmtohen nga brenda duke ngelur pa aromë. Nëse ju pëlqejnë qershitë që t’i hani të ftohta ruajini ato në kuzhinë dhe pak para konsumimit futini në frigorifer.

Pjeshkët. Ashtu si qershitë edhe pjeshkët janë shumë të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga i ftohti për shkak të bërthamës së madhe që përmbajnë. Ruajtja e pjeshkëve në frigorifer mund t’i bëjë ato më pak të mira për t’u konsumuar.

Mangot. Jo gjithmonë keni mundësi që të blini mango të pjekura mjaftueshëm dhe kjo është arsyeja pse mund t’ju shkojë në mendje që ta mbani këtë frut në frigorifer gjithmonë. Kujtoni gjithmonë se mangot kanë bërthama dhe duke i mbajtur në frigorifer bëni që të largohet shija brenda tyre.

Nektarinat. Njëlloj si pjeshkët edhe nektarinat nuk duhen mbajtur ne frigorifer për shkak të bërthamave siç e thamë më sipër.

Shalqiri. Është gjithmonë kënaqësi të hash shalqi të ftohtë në verë. Por nuk është ide e mirë të mbajmë shalqi të hapur në frigorifer thonë ekspertët. Kjo pasi duke vepruar kështu ne mund të shkatërrojmë disa nga antioksidantët e tyre.

Luleshtrydhet. Gjithkush e di se luleshtrydhet kanë një afat shumë të shkurtër të ruajtjes dhe prandaj është një ide e mirë që t’i konsumoni sa më shpejt që të mundeni. Vendosja në frigorifer është e pakëshillueshme nëse doni të përfitoni nga të gjithë antioksidantët e tyre.

Boronicat. Ashtu si luleshtrydhet, edhe boronicat rekomandohet që t’i konsumoni të freskëta  brenda një ose dy ditësh pasi i keni blerë.

Mollët. Ju nuk duhet të fusni në frigorifer mollët për shkak të frutave të tjera që mund të keni aty. Kjo pasi  në temperatura të ulëta, mollët japin një lloj të caktuar të gazrave që mund të përshpejtojë pjekjen e frutave dhe perimeve që gjenden afër.

Bananet. Sipas ekspertëve bananet mund të ruhen shumë mirë në kuzhinë por jo në frigorifer. Ftohja e tyre në të vërtetë mund të ngadalësojë tërë procesin. Mjedisi i ftohtë dhe i errët brenda frigoriferit mund të përshpejtojë procesin e kalbëzimit. Kur bananet tashmë janë të pjekura, konsumojini ato dhe mos i mbani në frigorifer.

Avokadot. Nëse nuk doni që avokadot të piqen më shpejt se sa realisht e bëjnë atëherë mos i fusni në frigorifer.

Portokallet. Nuk është ide e mirë që ju të ruani portokallet brenda frigoriferit. Ky veprim vetëm sa do të rezultojë në humbjen e aromës – një shije karakteristike e portokalleve për të cilën ne i duam shumë këto aroma.

Limonat. Mbajtja e limonave brenda frigoriferit do të bëjë që ata të humbasin shumë nga aroma e tyre si agrume. Është e panevojshme të thuhet, pasi është e këshillueshme që limonat t’i ruani në kuzhinë por jo në frigorifer.

Lexo edhe: 8 frutat qe duhet te hani kur jeni me diete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X