Kajsitë
Kajsia është një frut që njihet për vlerat e saj ushqyese, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj. Kajsia mund të përdoret si parandaluese për një sërë sëmundjesh: dhimbjet në gjoks, anemia, sëmundjet kanceroze, migrena, epilepsia si dhe sëmundjet e mëlçisë.
Avokado
Përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, përmban yndyra të mira dhe betakaroten të nevojshme për organizmin.
Boronicat
Boronicat kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese. Ato janë të pasura me antioksidantë, zvogëlojnë dëmtimi ne ADN-së, luftojnë kolesterolin e dëmshëm, ulin presionin e gjakut, mbrojnë zemrën, përmirësojnë kujtesën, kanë efekt pozitiv tek personat që vuajnë nga diabeti dhe ndihmojnë në rikuperimin e muskujve pas stërvitjes.
Pjepri
Pjepri është një nga frutat më të mira për t’u konsumuar gjatë këtij sezoni dhe gjatë verës. Pjepri është hidratues shumë i mirë sepse është i pasur me ujë, përmban vitaminë A që lufton radikalet e lira, lufton stresin dhe nxit prodhimin e kolagjenit që ndikon në shërimi ne plagëve në lëkurë.
Fiqtë
Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ato janë të pasur me kalcium, magnez, hekur si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitamin A, E dhe K.
Nektarinat
Vetitë e nektarinës përfshijnë përmirësim të funksionit të qelizave, sistemit kardiovaskular dhe atij tretës. Nektarina ka një mekanizëm të pasur mbrojtjeje të organizmit të pajisur me antioksidantë që luftojnë komplikacionet që vijnë si pasojë e obezitetit, problemet me shikimin dhe ndihmojnë me parandalimin e tumoreve. Konsumimi i nektarinës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, si dhe e bën lëkurën të duket më e re.
Ananasi
Ananasi ka përmbajtje të madhe të acideve të pemëve të cilat luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të stomakut. Përveç kësaj përmban vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidante të forta, kalcium, fosfor, magnez, hekur, natrium dhe kalium. Studimet tregojnë se ananasi forcon sistemin imunitar, ndërsa lëngu i tij lehtëson dhimbjet e kokës.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, janë antimikrobike e antivirale.
Lexo edhe: 10 perimet e stines se pranveres
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu