Fëmijët zihen në shkollë, njëri rreh barbarisht nënën e shokut

Nje djale u zu ne shkolle me disa femije qe i benin bullizem, te cilet me pas rrahen barbarisht edhe nenen e tij.




0 0

Një nënë dhe tre fëmijët e saj u sulmuan nga bullisti i djalit të saj, i cili më parë kishte sharë për racën djalin. Sulmuesi 13-vjeçar është arrestuar që nga ajo kohë. Më 19 qershor, Beronica Ruiz rikujton se po shkonte në shtëpi nga shkolla në Passaic të Nju Xhersit me djemtë e saj 12 dhe 8 vjeç dhe shtynte djalin e saj 1-vjeçar në një karrocë fëmijësh kur kuptoi se po e ndiqnin tre djem të tjerë.

Megjithëse Ruiz nuk e mban mend sulmin, bijtë e saj e vëzhguan ndërsa e rrihnin pa vetëdije. Djali i saj 12-vjeçar gjithashtu u lëndua, por Ruiz pësoi shumicën e lëndimeve. Sulmuesi i ri shkaktoi një thyerje dhe në fytyrën e nënës, si dhe një tronditje.

“Jeta ime ndryshoi në një sekondë”, tha Ruiz. “Sepse tani nuk ndjehem e sigurt në asnjë vend.”

Sulmuesi dhe djali 12-vjeçar i Ruiz-it kishin një incident në shkollë një ditë më parë në drekë. Burri i Ruizit thotë se shokët e klasës së djalit të tij pohuan se “të gjithë meksikanët duhet të jenë pas murit.” 12-vjeçari u kërcënua me dhunë.

12-vjeçari kërkoi ndihmë nga një mësues dhe u vendos në një dhomë të veçantë për pjesën e mbetur të ditës, por administratorët e shkollës nuk i vunë në dijeni prindërit e tij. Pasi djali u tha prindërve se çka ndodhi, ata folën me zyrtarët e shkollës. Zëvendësdrejtori kërkoi falje, por u siguroi atyre se situata ishte e qetë. Disa orë më vonë, familja u sulmua.

13-vjeçari është akuzuar për sulm, por Ruiz dhe familja e saj mendojnë se ky duhet të merret si një krim i urrejtjes.

Distrikti shkollor nuk do të komentojë publikisht, por avokati i familjes, Daniel Santiago, shpreson se do të njohin gabimet e tyre. “Ne i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë me qëllim që ata të jenë të sigurt,” tha ai. “Ajo që është e tmerrshme për këtë rast është se shkolla ishte në dijeni të incidentit”.

Lexo edhe: Kush e ka fajin që fëmijët përdorin dhunë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X