Edukimi i fëmijëve është detyra më e vështirë në rrugën e pafundme të prindërimit, sidomos kur bëhet fjalë për situata që vënë në mëdyshje edhe vetë prindërit.
Një nga këto tema është dhuna. Çdo prind e mëson fëmijën të mos përdorë kurrë dhunë në asnjë ambient, por nga ana tjetër asnjë prind nuk e do fëmijën të jetë i nënshtruar ndaj dhunës që të tjerët mund të ushtrojnë mbi të.
Këtu është një dilemë e madhe si ta mësojmë fëmijën të vetëmbrohet, kur e kemi mësuar të mos jetë i dhunshëm?
Një situatë të tillë ndesha disa ditë më parë në rrugë, kur një çift po ecte me djalin e tyre rreth 5-vjeçar. Në një moment gjatë shëtitjes së tyre djali përmendi fjalë si: gjuajtje, goditje dhe prindërit të cilët nuk e kuptuan mirë çfarë tha ai, reaguan menjëherë: Jo, asnjëherë nuk i qëllojmë të tjerët, asnjëherë nuk përdorim dhunë.
-Jo, jo ia ktheu djali, ai më gjuajti mua, ai më kap gjithmonë këtu dhe më gjuan, duke përmendur emrin e shokut të kopshtit.
Prindërit u shokuan, mesa duket ishte hera e parë që mësonin këtë të vërtetë të tmerrshme për të birin.
Në përpjekje për të fshehur përmasat e shqetësimit të tyre, e pyetën qetë: Po ti si reagon, çfarë bën kur ai të qëllon?
E qëlloj dhe unë, tha vogëlsuhi.
Prindërit u panë në sy dhe pothuajse njëzëri i thanë: Jo, ti nuk duhet të përdorësh asnjëherë dhunë. Asnjëherë nuk duhet t’i gjuash askujt, as për t’u vetëmbrojtur. Kur dikush të ngacmon, ti shko dhe thuaji edukatores.
Po ju nëna jeni përballur ndonjëherë me një situatë të tillë, dhe cila është qasja juaj ndaj këtij problemi?
Lexo edhe: Kush e ka fajin qe femijet perdorin dhune?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu