Femijet premature, faktoret e rrezikut dhe trajtimi

0 0

Femijet premature ne me te shumten e rasteve, pas lindjes gezojne shendet te mire. Por, pavaresisht kesaj ekzistojne disa raste se lindjeve para kohe te cilat mund te shkaktojne tek femija i porsalindur probleme serioze. Mund te permendim ketu probleme ne: korteksin cerebral, aparatin tretes, aparatin e frymemarrjes. Njihen gjithashtu disa raste te shoqeruara me vdekjen e femijes gjate diteve te para pas ardhjes ne jete.

Cilet femije duhet te konsiderohen premature (te lindur para kohe)?
Femije premature do te quhet cdo i porsalindur qe vjen ne jete para javes se 37-te te shtatzanise. Sigurisht qe rreziku per shendetin e femijes varet nga java e shtatzanise ne te cilen ndodh lindja, sa me e vogel te jete shtatzania aq me shume rriten rreziqet per te. Praktikisht, gjendja e femijeve te lindur midis javes se 34-t dhe 36-te se shtatzanise do te quhet “premature e lehte”. Nese femija vjen ne jete para javes se 32-te se shtatzanise do te quhet “premature i rende” dhe do te jete mjaft i rrezikuar per te pasur nje shendet apo zhvillim jo te mire. Ata do te kene nevoje per perkujdesje te vecante dhe kura intensive.

Cila shtatezani eshte me teper e rrezikuar per te lindur femije premature?
Zakonisht grate qe kane shtatzani me binjake ose qe pritet te sjellin ne jete me shume se 2 femije, por edhe ato te cilat vuajne nga ndonje patologji kronike (si psh: hipertensioni ose diabeti melitus) jane me shume te rrezikuara per te lindur femije para terminit te percaktuar nga mjeku. Nje tjeter faktor rreziku konsiderohet edhe ambienti social: grate te cilat kane nje ekonomi familjare te dobet ose qe punojne ne kushte te veshtira jane te predispozuara te mos e cojne deri ne fund shtatzanine. Per kete arsye mjeket gjinekologe keshillojne qe gruaja shtatzane te zgjedhe nje stil jetese qe fal qetesi dhe siguri, shoqeruar nga nje trajtim i perpikte ndaj patologjise qe ajo ka (sigurisht nese vuan nga ndonje semundje).

Sa eshte probabiliteti qe nje shtatzani te perfundoje para terminit?
Cdo vit ne bote vijne ne jete rreth 15 milion femije te lindur para kohe. Shifrat jane me te uleta ne vendet perendimore dhe me te larta ne vendet ne zhvillim. Nisur nga statistikat, ne Shqiperi vetem ne nje nga maternitetet me te frekuentuar te vendit nga rreth 4500 lindjeve vjetore, 8% perfundojne para terminit te caktuar nga gjinekologu.

Si ta parandalojme?
E rendesishme eshte qe gjate shtatzanise gruaja te ndjeke nje stil jetese te shendetshme, larg duhanit dhe alkolit, bazuar mbi nje diete ushqimore te pasur me fruta dhe perime si dhe duke marre ne menyre te rregullt medikamentet e pershkruara nga mjeku.

Cfare ndodh ne rast se nje shtatzani perfundon ne lindje te parakohshme?
Ne momentin qe femija vjen ne jete shendeti i tij varet nga java ne te cilen ka ndodhur lindja si edhe nga pesha qe ka ai ne momentin e lindjes. Ka shume raste kur nje femije i lindur ne jave e 35-te ose 36-te te shtatzanise mund te qendroje ne dhome bashke me nenen e tij, te ushqehet me gji, duke pasur pak a shume te njejten pershtatje me jeten jashte barkut me femijet e lindur ne term. Nuk mund te themi te njejten gje per femijet e lindur para javes se 34-t se shtatzanise, te cilet kane nevoje per nje kujdes te madh mjekesor.
Keta femije qendrojne ne repartin e specializuar per trajtimin e patologjive se femijeve premature. Ne disa raste shfaqet nevoja e futjes se femijes ne terapi intensive. Nese ndodh kjo, femija duhet te mbahet nen kontrollin mjekesor spitalor per nje kohe te gjate, kryesisht derisa te jete i afte te jetoje pa ndihmen e aparaturave te posacme. Hapi i pare qe “hedhin” keta femije konsiderohet pavaresia ne frymemarrje dhe ne ushqim, aftesi te cilat normalisht duhet te zhvillohen gjate shtatzanise.

Normalisht refleksin e te ushqyerit femija e fiton qe ne barkun e nenes, kryesisht nga java e 35-te e shtatzanise. Nese lindja ka ndodhur para javes se 35-te shtatzanise, femijes nuk i jepet te pije per gjate 24 oreve te para. Femija gjate kesaj kohe ndihmohet me anen e nje kateteri ombelikal. Me pas kontrollohet gjendja e pergjithshme e tij, ku mbahet nen mbikqyrje ecuria e aftesive tretese qe shfaq ai. Mjeku gjate kesaj kohe vlereson fryrjen e barkut, te vjellat, ndonje anomali te feceve etj.

Ushqimi kryesor i femijes duhet te jete qumeshti i nenes, i cili eshte i pasur me antitrupa te nevojshme per te shmangur shfaqjen e ndonje infeksioni. Ushqyerja behet me anen e biberonit ose kateterit te vendosur ne stomak, kjo pasi femija mund ta kete te veshtire te thithe. Femijes nuk duhet t’i jepet qumesht artificial pasi ai mund te shfaqe veshtiresi ne tretje. A eshte perberja e qumeshtit e njejte me ate te nene e cila ka bere lidje ne term? Sigurisht qe po! Qumeshti i gjirit eshte i prodhuar per t’ju pershtatur nevojave se femijes ne cdo moment.

Lexoni edhe: Femijet premature 5 gjerat qe duhet te dini






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X