Femijet premature, 5 gjerat qe duhet te dini

0 0

Nëse një lindje do të ndodhë para javës së 37-të do të konsiderohet para kohe (prematurë). Sipas disa të dhënave të nxjerra nga statistikat e bëra, në botë lindin rreth 15 milionë fëmijë prematurë. Ky artikull ka si qëllim t’ju informojë në lidhje me disa gjëra që duhet të dini për atë çfarë e pret nënën pasi ka sjellë në jetë një fëmijë para kohe, disa kuriozitete të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë.
1. Fëmijët prematurë kanë problem me rritjen
Në përgjithësi kjo është diçka jo e vërtetë, pasi njihen shumë pak raste në të cilat një fëmijë i lindur para kohe nuk ka të njëjtën mënyrë rritje me atë të bashkëmoshatarëve të tij. Sigurisht që në fillim ai do të jetë shumë i vogël krahasuar me fëmijët e lindur në term, por rritja e tij fizike dhe cerebrale do të vazhdojë të bëhet në bazë të normave të rritjes. Me kalimin e viteve, falë një ushqyerje të shëndetshme, si edhe në disa raste falë një kure psikomotore, këta fëmijë nuk do të kenë asnjë problem në rritje dhe zhvillim.
2. Fëmijët prematurë janë më të rrezikuar nga infeksionet
Fëmijët e lindur para kohe nuk janë në gjendje të prodhojnë antikorpe dhe për këtë arsye mund të bëhen “pre” e shumë infeksioneve, qofshin ato të thjeshta apo të vështira për t’u marrë. Ndër të tjera komplikacionet e ndryshme mund të shkaktojnë tek këta fëmijë edhe anemi, verdhëzën, refluks gastro-ezofageal etj.
3. Ushqyerja e fëmijëve prematurë gjatë ditëve të para të jetës
Nëse fëmija që ka ardhur në jetë ka një peshë shumë të vogël, përkatësisht nën 1500 gram, ushqyerja do të bëhet nëpërmjet një tubi, kjo pasi ai nuk do të jetë në gjendje të koordinojë funksionin e thithjes me atë të gëlltitjes në të njëjtën kohë. Nëse fëmija do të ketë një peshë edhe më të vogël (nën 1000 gram), situatë e cila zakonisht shkaktohet nga lindja e ndodhur rreth javës 28-30 të shtatëzanisë, fëmija do të ushqehet me anën e substancave ushqyese të dhëna me pika.
4. Përmasat e një fëmije prematurë
Nëse fëmija nuk do të paraqesë ndonjë komplikacion gjatë qëndrimit në spital, do të dërgohet në shtëpi në momentin që do të ketë arritur peshën trupore prej 2 kg.
5. Kthimi në shtëpi
Pasi fëmija ka arritur një peshë brenda normave që e lejojnë atë të shkojë në shtëpi me nënën e tij, si edhe pasi është jashtë çdo rreziku për jetën, do të këshillohet ndjekja e një kujdesi të veçantë ndaj tij. Pasi jeni kthyer në shtëpi bashkë me të voglin tuaj, duhet të kujdeseni për të pasur një ambient të ngrohtë, duke u kujdesur gjithashtu të jeni shumë të përpiktë edhe me datat e vizitave tek pediatri. Duhet të limitoni sa me shume vizitat e njerëzve. Duhet të jeni sa më e qetë në mënyrë që të keni mundësi të kuptoni nevojat e fëmijës tuaj. Fëmija juaj ka nevojë për figurën e nënës, për këtë arsye duhet të qëndroni sa më shumë pranë tij.
Disa shenja që duhet të merrni në konsideratë:
• Shenjat e lodhjes ose të një gjendje jo rehatie janë: ngjyrë e zbehtë në fytyrë, shenja të bardha dhe të kuqe, lëvizje të papritura, dridhje, irritim, lemzë, teshtima etj.
• Shenja mirëqënie dhe qëndrueshmërie: ngjyrë rozë në lëkurë, lëvizje ritmike, vendosja e duarve në fytyrë dhe gojë, thithja e çuços ose gishtit, kapja e diçkaje me duar, qetësohet pasi e merrni në krah, ju ndjek me dy etj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X